Aksidenti me 3 viktima në Fier/ Dëshmitari: Bashkëfshatari im u fut në ujë, nxori zvarrë një femër

Hënë, 09 Prill 2018 11:36

Disa orë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në aksin Levan-Tepelenë, ku tre persona humbën jetën, pasi makina me të cilën udhëtonin ra në kanal, vijnë edhe dëshmitë e para. Një banor i zonës rrëfen momentin kur kanë parë makinë që kishte rënë në kanal.

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, pranë fshatit Varibop. Tre personat e përfshirë në aksident po ktheheshin nga dasma për në shtëpi. Viktimat mendohet të jenë nga fshati Kute, pjesë e familjes Murataj.

Njoftuam policinë, dhe futëm në ujë një fshatarin tonë që i nxori në anë të kanalit. Unë kam tokën këtu, edhe banorët e tjera erdhën në vendngjarje kështu si unë. Ky bashkëfshatari vuri re që ishte një i mbytur, dhe u fut ta nxirrte.

E nxori zvarrë zvarrë një femër, se ata dy të tjerët ishin brenda në makinë. Ai i nxori prapë me policinë. Nuk kam qenë kur kanë rënë në kanal. Kur erdhëm ne, u mblodhën shumë njerëz”, – rrëfen banori i zonës.

Viktimat janë identifikuar tashmë dhe mësohet se, bëhet fjalë për familjen e Fisnik Muratajt, i cili drejtonte mjetin dhe udhëtonte me gruan dhe vajzën. Familja kthehej në Greqi, ku dhe jetonin prej kohësh.

Informacioni i policisë:

"Në datën 09.04.2018, rreth orës 08:10, në aksin rrugor Levan-Tepelenë, në fshatin Varibop, në kanalin me ujë në anë të rrugës është gjetur i rrëzuar një mjet tip “Suzuki” me targa IHZ 1755.

Për pasojë janë mbytur dy persona, drejtuesi i mjetit dhe një shtetase tjetër, pasagjerja.

Paraprakisht dyshohet se mjeti ka dalë jashtë rruge gjatë natës.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e personave dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes".

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...