Skandali/Kërkuan takim me Drejtorin e Përgjithshëm, të FSDKSH, iu jepet vërejtje punonjësve

Saturday, 02 June 2018 16:10

Hakmarrje e hapur e Drejtoreshës së DSHSUKS ( Drejtoria e Shërbimeve Spitalore Universitare dhe Kontrollit Spitalor) pranë fondit të sigurimeve të kujdesit shendetesor, Zj Lediana Mehmeti ndaj punonjësve që kërkuan takim me Drejtorin e Përgjithshëm në FSDKSH (Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor).

Para e ditesh një grup punonjësish të DSHSUKS kërkuan takim me Drejtorin e Përgjithshëm të FSDKSH   z.Eduard Ahmeti për të parashtruar për të disatën herë kërkesën e tyre për rishikimin e procesit të ristrukturimit për arsye të mungesës së transparencës. Pas  injorimit dhe mospërfilljes nga Drejtoresha e DSHSUKS që këta punonjës morën duke ju mbyll derën në fytyrë, ju drejtuan zyrave të FSDKSH me shpresën për një takim dhe dëgjim nga Drejtori i Përgjithshëm, por morën të njëjtin reagim dhe nga Drejtori i Përgjithshëm z. Eduart Ahmeti. Dhe topi vazhdon të hidhet nga porta në portë sikur nuk ka lojtarë të tjerë në fushë vec këtyre të dyve. Zonja Lediana Mehmeti thotë shkoni tek z. Eduard Ahmeti dhe e kundërta. Por arroganca dhe denigrimi nuk mbarojnë me kaq. Në kohën që punonjësit ndodheshin pranë zyrave të FSDKSH-së  zj. Lediana Mehmeti bën apel për punonjësit e larguar nga puna dhe merr masë verejtje për këta punonjës edhe pse nga institucioni që ajo përfaqëson nuk është lidhur ndonjë kontratë me këta punonjës për orarin në vazhdimësi (20 orë në javë) sipas kodit të punës dhe as që ka dalë një urdhër me gojë ose shkrim nga ana e Drejtoreshës që nga momenti që ju dha urdhëri i largimit. Kjo arrogancë e pashoqe vazhdon duke shkelur në vazhdimësi ligjet në fuqi dhe kodin e punës. Punonjësit u bëjnë thirrje sindikatave të shëndetësisë, avokatit të popullit të reagojnë në mbështetje të të drejtave të punonjësve të këtij institucioni  që janë shkelur në mënyrë të flagrante.

Modifikuar më Saturday, 02 June 2018 16:14
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...