“Vatra” në Amerikë nderon Elez Biberajn

Saturday, 02 June 2018 19:14

Mbrëmjen e së premtes më 1 Qershor 2018, u organizua mbrëmja Gala e Vatrës kushtuar 106 vjetorit të Themelimit dhe njohjes nga shteti amerikan. Gjatë mbrëmjes u nderuan figura të njohura si dr. Elez Biberaj, Prof. Sami Repishti, Shkrimtari Naum Prifti, mjeshtri i fotografisë Fadil Berisha etj. Surprizat e tjera do të zbulohen në mbrëmjen Gala, ku performojnë artistë të shquar

Komuniteti shqiptar i ka dhënë mbështetje të gjërë këtij eventi të Vatrës. Përjashtuar festimin madhështor të 100 vjetorit, kjo është hera e parë që Vatra vendos në kalendarin e përvitshëm festimin e Ditëlindjes së saj. Përvec pjesmarrjes së degëve të saj, ku udhëheq dega e Vatrës në Queens, NY me kryetar dr. Skënder Murtezani, që ka rezervuar më shumë se 30 vende, si dhe degës së Michiganit, që vjen me një përfaqësim me 10 veta, kanë rezervuar tavolinat edhe dega e Vatrës Hudson Valey, NY, dega e Vatrës në Hartfod, dega e Vatrës në Neëbourgh , NY, dega e Vatrës në Fort Lauderdale në Florida, etj. Po ashtu kanë bërë rezervime dhe kanë dhënë mbështetje nga komuniteti: Komunitetet fetare, Zyra e Këshilltarit Mark Gjonaj, Albanian American Community, Organizata Shqiptaro-Amerikane e Grave “Motrat Qiriazi”, Shoqata Atlantiku, Këshilli Shqiptaro – Amerikan, Shoqata Rugova, Akademia Shqiptare e Shkencës dhe Arteve, Shoqata “Ana e Malit”, Shoqata “Malesia e Madhe”, Bashkimi Kombëtar dhe Shkolla Shqipe e Bronksit, Partia Lëvizja e Legalitetit, shkolla shqipe, “Children of the Eagle”,Shoqata Shpresa, Rrjetit i Biznesmenëve shqiptaro-amerikanë etj.
Elez Biberaj: Falenderim dhe mirënjohje organizatës Vatra
Falenderoj perzemërsisht organizaten VATRA — Kryetarin Dritan Mishto, kryesinë, dhe anëtarët e VATRES — për vlerësimin për arritjet jetësore. Të nderohesh nga kjo organizatë historike, qe ka shërbyer si qendër e veprimtarisë patriotike të shqiptarëve të Amerikës dhe që ka dhenë një ndihmesë të madhe për lirinë, pavarësinë dhe demokracinë e kombit tonë, është nje ndere dhe privilegj i madh. Për mua ky është ndër vlerësimet më të çmuara. Unë kam patur lidhje te gjata dhe të ngushta me VATREN. Veprimtarinë time publicistike e kam filluar pikërisht në VATREN tone të përbashkët.
Me këtë rast deshiroj të shpreh mirënjohjen më të thellë familjes, veçanerisht bashkëshortes sime, Kadires; femijeve te mi; dhe vëllëzerve e motrave. Një mirënjohje të veçante prindërve te mi – Hysen dhe Ajshe Biberaj. Ishin ata që na ushqyen me dashurinë dhe krenarinë për kombin tonë, dhe me ndjenjën që e kemi për detyrë të përpiqemi me aq mundësi që kemi të ngrejmë lart vlerat e kombit dhe të atdheut tone të dashur. Falenderoj edhe kolegët dhe bashkëpunëtorët e shumët, të cilët me kanë ndihmuar gjatë karierës sime. Ky vlerësim nga VATRA për arritjet jetësore është edhe më domethënes për mua për arsye se përkon me një përvjetor të rëndësishëm për familjen tone. Me 31 maj, ne kemi shenuar 50 vjetorin e imigrimit në Amerike – në kete vend te lirise dhe te mundesive të shumta. Familja jonë është shumë me fat që ka realizuar ëndren amerikane dhe për këtë i jemi shumë mirënjohës këtij vendi të bekuar demokratik. Shtetet e Bashkaura na kanë dhënë mundësinë të jemi shtetas besnikë amerikanë dhe, në të njejtën kohë, të përpiqemi të japim një ndihmesë modeste në mbështetje të aspiratave demokratike te kombit tone për liri, pavarësi dhe demokraci.

Biberaj.jpg

 

Modifikuar më Saturday, 02 June 2018 19:50
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...