Vazhdon kanabizimi i vendit, zbulohen mijëra rrënjë në Krastë

Diel, 03 June 2018 11:20

Kryeministri Edi Rama prej kohësh në mënyrë të vazhdueshme ka deklaruar se në Shqipëri nuk mbyllet me kanabis.

Por duket se ky pretendim është mashtrimi i radhës i Edi Ramës, pasi vetëm ditën e djeshme, policia e Shtetit, bashkë me Prokurorinë e Krujës kanë asgjësuar 2,080 bimë Cannabis Sativa.

Lajmi është bërë me dije ditën e sotme nga vetë policia, e cila ka njoftuar edhe se ka vënë në pranga 3 persona, ndërsa ka shpallur në kërkim një të katërt.

Të arrestuarit janë Ferdjan Zalla 33 vjeç, Mondi Zalla 42 vjeç dhe Arben Babasi 42 vjeç, të tre banues në Fushë – Krujë, ndërsa G.Sh. 42 vjeç, është shpallur në kërkim.

Personat e mësipërm, në bashkëpunim me njëri- tjetrin dhe me persona të tjerë, në vendin e quajtur Krastë kanë kultivuar në disa ambiente të hapura në brendësi të pyllit 2,080 bimë narkotike Cannabis Sativa.

Po ashtu, edhe në Njësinë Administrative Nikel, në ambient të pyllëzuar gjetën dhe asgjësuan 675 bimë Cannabis Sativa, por për këtë rast policia thotë se nuk dihen ende autorët.

/55News.al/

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...