Zbulohet pasuria e Prokurores Anila Leka që kalon nesër në sitën e vettingut

Diel, 03 June 2018 12:18

Anila Leka e cila është pjesë e Prokurorisë së Përgjithshme dhe kandidate për KLP,  do të përballet më 4 qershor me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.  

Skeda e pasurisë së deklaruar për vitet 2004-2016

Anila Leka është prokurore e Prokurorisë së Përgjithshme dhe kandidate për Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Leka do të përballet me procesin e vetingut në një seancë publike më 4 qershor, ndërkohë që Komisioni i Pavarur i Kualifikimit do të përfaqësohet nga Firdes Shuli, Roland Ilia dhe Suela Zhegu.

Prokurorja Anila Leka e ka filluar karrierën e saj në vitin 2004 dhe prej asaj kohe është subjekt i deklarimit të pasurisë në Inspektoriatin e Lartë të ImageDeklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, ILDKPKI. Prej vitesh në Prokurorinë e Përgjithshme, Leka ka punuar gjithashtu si eksperte në Shkollën e Magjistraturës.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të prokurores Anila Leka nga viti 2004 deri në fund të vitit 2016.

Ky raport është prodhuar nga BIRN pas administratimit të deklaratave të pasurisë së këtij subjekti nga Inspektoriatin i Lartë i Deklarimit dhe Kontrolli të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasurinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve që i nënshtrohen procesit të vetingut.

Të dhënat e analizuara nga BIRN tregojnë që prokurorja e organit qendror të akuzës, Anila Leka zotëronte një pasuri familjare në vlerën e rreth 4 milionë lekëve në vitin 2004. Në fund të vitit 2016, pasuria e saj rezulton të jetë 10.4 milionë lekë ose 2.6 herë më e lartë se viti fillestar.

Të ardhurat kryesore të zonjës Leka përbëhen më shumë se 96 për qind nga paga prej funksionit. Të ardhurat nga interesat bankare përfaqësojnë 3.6 për qind të të ardhurave, të cilat kapin vlerën totale 21.5 milionë lekëve në 13 vitet e analizuara.

Asetet e zonjës Leka në fund të vitit 2016 ndahen në 6.2 milionë lekë në pasuri të paluajtshme, rreth 576 mijë lekë në kursime cash dhe 3.6 milionë lekë në likujditetet bankare.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin artimetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. Në rastin e zonjës Leka iu nënshtruan kontrollit aritmetik-logjik 13 deklarata pasurie dhe asnjër prej tyre nuk rezulton me probleme.

Duke qënë se ky raport bazohet në të dhëna statistikore të analizuara nëpërmjet një databaze, ai nuk nxjerr përfundime mbi pasurinë e subjektit nëse ajo mbulohet me burime të ligjshme ose jo, por mëton të informojë publikun mbi pasurinë e deklaruar të zyrtarit publik nëpërmjet një formati të thjeshtë dhe të kuptueshëm grafik.

Modifikuar më Diel, 03 June 2018 12:26
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...