×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Pikat kufitare me fluksin më të madh në Shqipëri/ Ja sa të huaj pritën në 2017

Diel, 03 June 2018 15:04

5 milionë e 117 mijë shtetasve të huaj prosesuan vitin e kaluar hyrje-daljet nw sportelet e pikave kufitare në të gjithë Shqipërinë, një numër në rritje me mbi 382 mijë vizitorë krahasuar me një vit më parë. Por cilat ishin pikat me fluksin më të madh?

Pjesa dërrmuese e hyrjeve të shtetasve të huaj bëhet në rrugë tokësore, çka rrjedhimisht sjell një ngarkesë më të madhe në pikat kufitare tokësore me shtetet fqinje.

Dogana e Morinës është në mënyrë dominuese edhe pika kufitare me fluksin më të lartë, e cila proceson 40% të të gjitha hyrjeve në Shqipëri. Janë mbi 2 milionë individë që kanë hyrë në vend përmes Morinës, pjesa më e madhe e të cilëve janë nga Kosova, si grupi më i madh i vizitorëve në vend.

Me një diferencë shumë të madhe, vendin e dytë e mban dogana e Muriqanit, në kufi me Malin e Zi, e cila priti 631 mijë vizitorë, ose 12% të totalit.

Aeroporti Ndërkombëtar i Rinasit ndodhet vetëm në vendin e tretë, me 589 mijë shtetas të huaj të procesuar. Edhe kjo pikë kufitare zë 12% të totalit dhe pritet që këtë vit të marrë vendin e dytë në renditje.

Dogana e Qafë-Thanës në kufi me Maqedoninë zë vendin e katërt me 7%, ndjekur nga Hani i Hotit me 5%. Ajo që bie në sy është se Kakavija, e cila tradicionalisht ka qenë një nga portat kryesore hyrëse në vend, priti vetëm 235 mijë të huaj vitin e kaluar duke zënë vendin e gjashtë, çka shpjegohet me faktin se pjesa më e madhe e atyre që kalojnë përmes kësaj pike janë shqiptarë që rikthehen në atdhe.

Ndërkohë Porti i Durrësit priti 163 mijë të huaj, kryesisht shtetas italianë që vijnë në Shqipëri për pushime apo qëllime biznesi.

Renditja e plotë është si më poshtë:

rndtj

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...