×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Skandali/ U mbyt 22-vjeçari, aty ishte një kullë vrojtimi jofunksionale

Diel, 03 June 2018 18:52

Një i ri është mbytur paraditen e së shtunës në zonën e Gjirit të Lalëzit, në Durrës. Mësohet se viktima është shtetasi me inicialet E.S., 22 vjeç, nga Tirana. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:15 ndërsa trupi i pajetë është nxjerrë në breg nga pushuesit.

Por ngjarja e rëndë mund të parandalohej, nëse kjo kullë vrojtimi që shihni në fotot, do të kishte qenë funksionale. Kjo kullë vrojtimi e cila ndodhet as 20 metra larg është krejtësisht fallco, pa asnjë funksion, pasi nuk ka as shkallët që duhet të ngjitet roja bregdetare. Pra, fondet janë harxhuar ndërtimin e kësaj kulle, por mesa duket shpërdorimi ka degraduar deri në atë pikë saqë të mos vendosen shkallët.

Vit për vit, përpara sezonit turistik, kryeministri Edi Rama ka promovuar turizëm të sigurtë në plazhet shqiptare, ku rojet bregdetare do të jenë çdo 1 kilometër hapësirë të vijës bregdetare. Madje, një muaj më parë, Rama deklaroi se rojet bregdetare do të stërviten në shtetin fqinjë, Itali. Mesa duket këto deklarata të kryeministrit Rama janë në vazhdën e propagandës qeveritare.

Ndërkohë, Tpz.al mëson se policia ka mbërritur në vendngjarje, rreth 30 minuta me vonesë. Ndërsa për ambulancë as që nuk bëhet fjalë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes.

333

/TPZ.AL/

Modifikuar më Diel, 03 June 2018 19:00
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...