×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

"Qeveria nuk i ruan dot sportelet për 30 vite me policë"

Diel, 03 June 2018 21:40

Bizneset kuksiane nuk e kanë pritur mirë lajmin se javën e ardhshme do të rinisë pagesa e taksës për kalimin e mjeteve në ‘Rrugën e Kombit’. Përmes një deklarate, shoqata ‘Biznezi për Biznesit’ thekson se qeveria ka neglizhuar sërish kërkesat e tyre. “Mënyra se si po sillet sot qeveria duket krejt e njëjtë me të parën, mos-informin, mashtrim, provokim. Cili do jetë rezultati, i pritshëm tashmë? Besoj se i njëjti, pasi e kemi të freskët rastin e ndodhur me 31 Mars”, thuhet në deklaratën e tyre.

Sa i takon aksioneve të ardhshme, ata paralajmërojnë se taksa do ti kushtojë shtrenjtë mazhorancës: “E prapë po duket se qeveria as nuk po e kupton e as nuk dëshiron të kuptojë, por mendoj se kjo ka për ti kushtuar”.

Reagimi i plotë: Uthulla e fortë plas enën e vet

Si përherë, edhe tash vetëm nëpërmjet mediave po mësojmë se së shpejti asht planifikue me fillue pagesa në traun e rrugës së kombit. Sikur mos me mjaftue fakti se nuk ka asgja transparente në kët ngjarje, në media thuhet se: “ detajet (e pagesës) nuk janë ba të dituna por do të mësohen pasi të nisë pagesa”

Pra, që në fillim kemi tre probleme, -njani asht se qeveria dhe kryeministri, pavarsisht që kërkojnë falje, nuk sqarojnë paraprakisht dhe drejtëpërdrejtë se çfarë do baje me këtë projekt. -së dyti vazhdojnë me insistue në realizimin e të njëjtës gja, dhe prap pa transparence, ku përfituesit (nënkupto të dëmtuemit) do marrin vesh gjithçka, përfshi dhe tarifën pasi të fillojë aplikimi, pra pagesa dhe -së treti, vetë media nuk sqaron burimin e informacionit, çka e vën në dyshim këtë të fundit se po ban lojën e qeverisë.

Po le të rikujtojmë përciptazi se si ndodhi protesta dhe prishja e traut me 31 Mars. Fillimisht u mashtruan banorët se kjo kontratë do jetë një avantazh për komunitetin, pastaj u tha se komuniteti vendas nuk do përfshihet në pagesa, atëhere u premtue se do kompesohen, etj etj, e duke perfundue deri te ofendimet nga ma të ndytat në kuvend. Kur filloj zbatimi i kontratës, komuniteti u gjend para faktit, pagesë dhe pritje në rradhë. Natyrisht që reagimi i komunitetit ishte pasojë, (jo shkak) dhe si i tillë, llogjikshëm dhe justifikueshem arriti deri në prishje të traut.

Mënyra se si po sillet sot qeveria duket krejt e njëjtë me të parën, mosinformin, mashtrim, provokim. Cili do jetë rezultati, i pritshëm tashma? Besoj se i njëjti, pasi e kemi të freskët rastin e ndodhun me 31 Mars.

A thue kaq thellë asht zhytë saqë nuk mundet me u tërheqë prej këtij projekti të pa drejtë e rrjedhimisht të pa pranueshëm ?! A mos po mendon se kësaj rradhe presioni dhe mashtrimi do jetë ma i stërholluem e do të mundet me e kalue lumin?!

Për kët po i mban të burgosun edhe sot e kësaj dite 3 protestuesit kuksian, që me u thanë të tjerëve se kështu do e pësoni nëse do të protestoni prap. Ndërkohë që mediat deklarojnë se po bahen takime informuese me komunitetin, faktikisht po ban takime me pytje të parapregatituna për gjoja sqarime. Po mban prezence policore të shtueme në Kukës në vijueshmëri , për me u thanë të mos guxojnë me protestue prap.

Por nuk do të mundet qeveria me e mbajte për 30 vjet të rrethum me polic vëndpagesën e toll-it. Nuk mundet qeveria me i thanë njerëzve se nuk po ti marr paret, te cilat në fakt po ja merr. E kështu, nuk do mundet me ju kërkue falje prap për të njëjtën gja që ju kërkoj falje para dy muajve. Ky fallcitet sjellje me komunitetin, në fakt asht fallcitet me vetveten. E prap po duket se qeveria as nuk po e kupton e as nuk po don me kuptue, por mendoj se kjo ka me i kushtue.

Modifikuar më Diel, 03 June 2018 21:56
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...