Fotot/ Ja si u nxor trupi i 20 vjeçarit

Diel, 03 June 2018 21:29

Trupi i pajetë i Xhorxho Seferi u gjet sot pas dy javë kërkimesh. Sëbashku me shokun e tij, 20-vjeçari u rrëzua në Shpellën e Pëllumbasit, por nuk mundi të dalë i gjallë nga aventura e tij.

Ditën e sotme rreth orës 15.00, rreth 1 kilometër larg nga vendi ku shtetasi Xh. S., ra nga lartësia, nga Polumbarët e Reneas është gjetur dhe është nxjerrë nga ujërat e lumit Erzen trupi i shtetasit Xh. S., rreth 20 vjeç,” njofton policia.

Pavarësisht kërkimeve intensive për një javë rresht nga Polumbarët e Reneas dhe një grup punonjësish të Stacionit të Policisë Farkë në terren shumë të vështirë nuk u bë e mundur gjetja e trupit të 20 vjeçarit.

Kërkimet nuk u ndërprenë, por çdo ditë dy Polumbarë të Reneas dhe disa punonjës Policie të Farkës kanë krehur shtratin e Lumit. Rreth 1 km më poshtë vendit ku dyshohej se ishte mbytur, Polumbarët e Reneas vendosën një rrjetë pritëse me qëllim pengimin e trupit për të mos e marrë rrjedha e lumit.

Gjatë ditëve të kërkimit u devijua pothuaj 1/3 e rrjedhës së lumit. Sot rreth orës 15:00, në vendin ku Polumbarët kishin vendosur rrjetë pritëse, dy Polumbarë të Reneas kanë gjetur trupin e viktimës.

Trupi i viktimës është nxjerrë dhe transportuar tek autoambulanca nga Polumbarët, punonjësit e Policisë të Farkës dhe nga zjarrfikësit ku po transportohet për në morgun e spitalit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...