Aksion në doganën e Durrësit, procedohen katër biznesmenë dhe doganieri nga Tirana

Hënë, 09 Prill 2018 14:47

Policia kufitare e Portit të Durrësit,gjatë një aksioni ka evidentuar dhe goditur katër raste të kontrabandës me mallra që paguhen akcizë.

Gjatë operacionit janë sekuesrtuar kafe,  televizorë, veshmbathje e mallra të tjera të futura kontrabandë.

Gjithashtu janë proceduar penalisht 5 shtetas, ndër ta një doganier nga Tirana i akuzuar për "Shpërdorim detyre".

Janë proceduar :

Shtetasi E.T, vjeç 35, banues në Durrës, pasi në PKK Port, nga kontrolli në kamionin tip “Skania”, iu gjetën dhe bllokuan 60 kilogramë kafe kokërr, dhe 1000 bustina kafe të futura kontrabandë.

Shtetasi R.K vjeç 62, banues në Gjilan, Kosovë, pasi në PKK Port, nga kontrolli në mjetin tip “Volvo” me targë zvicerane iu gjetën dhe bllokuan mallra të ndryshme që dyshohen kontrabandë.

Shtetasi R.B vjeç 60, banues në Pejë, Kosovë,  pasi në PKK Port, nga kontrolli në mjetin tip “Volksëagen” me targë zvicerane, iu gjetën dhe bllokuan mallra të ndryshme që dyshohen kontrabandë.

Shtetasi F.L vjeç 40 banues në Sukth, pasi në PKK Port, nga kontrolli në mjetin tip “Benz” me targë zvicerane iu gjetën dhe bllokuan mallra të ndryshme që dyshohen kontrabandë. Neni 174 i Kodit Penal.

Si dhe u referuan materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin G.T  vjeç 49, banues në Tiranë, doganier, pasi ka lejuar futjen kontrabandë të mallrave nga disa shtetas, pa kryer veprimet e rregullta ligjore.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...