×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Siguria e shqiptarëve në punë/ Nuk ka as ekspertë shëndeti

Hënë, 04 June 2018 18:04

Siguria në punë në vendin tonë nuk zbatohet për tre arsye kryesore.

Kemi mungesë të ekspertëve  të sigurisë dhe të shëndetit, nuk kemi zgjedhje të ndershme sa i përket përfaqësuesve të punëmarrësve si dhe këta të fundit nuk njohin të drejtat e tyre. Kjo bën që në vendin tonë të mos zbatohen masat e sigurisë në punë, duke e diferencuar vendin tonë jo vetëm nga vendet e BE-së por edhe nga ato të rajonit.

“Çështjet e sigurisë dhe shëndetit në punë në Shqipëri duhet të shihen në tre aspekte. Aspekti i parë është përfshirja e punëmarrësve në çështjet e sigurisë dhe shëndetit në punë. Ne në Shqipëri nuk kemi ekspertë të sigurisë dhe shëndetit në punë dhe nuk kemi kompani të sigurisë dhe shëndetit. Ne na mungon ndërgjegjësimi”, u shpreh Frosina Gjino, Drejtore Ekzekutive e AOSHC.

Një tjetër problematikë në këtë aspekt ka të bëjë me mungesën e mjekut të punës me kohë të plotë në ndërmarrjet me 50-250 të punësuar.

“Nuk respektohet puna me kohë të plotë të mjekut, kryesisht në ndërmarrje me 50 deri në 250 punonjës në sektorë me procese punësh të vështira, fabrika, uzina, miniera, porte etj. Por edhe në fasoneri, në ndërmarrje me mbi 250 punonjës të punësuar, pra kemi mungese të mjekut me kohë të plotë. Thuajse në të gjitha ndërmarrjet mungojnë kartat e shëndetit të punonjësve, qoftë për vizitën e parë, qoftë edhe për vizitat periodike që ligji i detyron që të kryhet”, tha President i KSSH, Kol Nikolla.

Inspektorati Shtetëror i Punës dhe i Përkujdesjes Shoqërore ka 94 inspektorë , ku 2/3 e tyre  janë jashtë profilit, të patrajnuar dhe pa arsimin përkatës.

Numri i ulët i tyre e ka të pamundur që të kontrollojë të gjitha ndërmarrjet në vend, ndërkohë që vihet në pikëpyetje edhe cilësia e kontrolleve. Gjatë vitit 2018 janë marrë vetëm tre masa ndëshkimore për mosrespektimin e parametrave të sigurisë në punë nga punëdhënësit./scan

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...