Kush është "Stela" dhe lidhja me vrasjen e biznesmenit Dervishaj

Tuesday, 05 June 2018 12:41

Mbrëmë vonë, teksa tentonte të zbriste nga makina e tij është ekzekutuar në lagjen “Pavarësia”, të Vlorës biznesmeni i kafesë, por jo vetëm Vasil Dervishaj.

Ndërsa pistat ku po heton policia nuk lidhen vetëm me konkurencën, por edhe për prishjen e pazareve të drogës, të tjera detaje mësohen për lidhjet e tij dhe ngjarje të tjera kriminale që kanë të ëjnë me familjarët e tij.

News24 mëson se Vasil Dervishaj, baba i një fëmijë është gjithashtu vëllai i Berlin Dervishajt, i cili para 12 vitesh vrau një vajzë me të cilën kishte pasur një lidhje dashurie, me të njohur me emrin “Stela” për publikun e gjërë, pasi kjo e fundit vendosi të denonconte në TV faktin që ishte “spiune” e policëve të Vlorës, e kishte futur shumë njerëz në burg nga ky bashkëpunim.

Vëllai i viktimës, Vasil Dervishaj, Berlini u dënua me 8 vjet e 4 muaj burg për vrasjen e “Stelës”, (Joana Dudushi) ndërsa policia e Vlorës e ka përjashtuar këtë ngjarje nga pistat e hetimit për vrasjen e mbrëmshme. Ata janë folusuar më së shumti tek prishaj e pazareve të drogës, pasi Vasili ka qënë edhe më herët i dënuar për shkaqe të tilla, por nuk përjashtojnë as një konflikt të mëparshëm që ka pasur me një tjetër tregtar kafeje.

“BalkanWeb” mëson gjithashtu se vrasja e Joana Dudushi apo “Stelës” ndodhi në vitin 2005 në Vlorë, pak pasi denoncoi 4 efektivë të policisë dhe më pas u vra. Ajo akuzonte policët e Vlorës se i kishte ndihmuar të fuste në burg persona në mënyrë të padrejtë, në mënyrë që të përfitonin ryshfete për lirimin e tyre.

Dudushi, nënë e një foshnje disa muajshe, u qëllua me thikë në zemër dhe më pas është hedhur në det. Vajza e re, pak pasi bëri denoncimin në emisionin “Fiks Fare”, u detyrua për shkak të presioneve të tërhiqej nga ato që kishte thënë në gjykatë.

NGJARJA E NDODHUR NË VITIN 2005

Joana Dudushi, 17-vjeçe pranon se është bashkëpunëtore e Policisë së Shtetit, duke futur në burg njerëz të pafajshëm, për t’i marrë më pas paratë. Denoncimi i rrallë u bë në “Fiks Fare”, ndërsa vajza e njohur me emrin “Stela”, ka pranuar publikisht në emision se ka qënë “spiune”, por jo me qëllimin e futjes në burg të të implikuarve, por të njerëzve të thjeshtë. Ajo thotë se ka realizuar dy punë, kameriere në disa nga lokale si dhe spiune ne Policine e Vlores, ku nga puna e dytë i ka sjellë mjaft të ardhura inspektorëve të policisë. Joana Dudushi, 17-vjece. Vajza “spiune” tha se dinte edhe kodet e brendshme të oficerëve. Ajo deklaroi para kamerës se Genti Dervishi e ka kodin 54, gjë të cilin e vërtetoi edhe vetë shefi i Antitrafikut, ndërsa agjenti i tij, Marjoli, 54,12.

RRËFIMI I STELËS

“Historia ime nisi nga papjekuria. Më pëlqenin minifundet, diskot, ndërsa familjarët nuk më lejonin. Një ditë, në kohën që sapo kisha mbaruar klasën e tetë, xhaxhai më qëllon me pëllëmbë, pasi më kishte parë të veshur në mënyrë ekstravagante, me minifund”.

Sipas saj, pasi xhaxhai i kishte qëlluar, para shtëpisë së saj kalon Alket Tafo, një oficer i policisë në Drejtorinë e Policisë së Vlorës. Vajza thotë se ai e kishte pyetur se përse po qante, ndërsa Joana u përgjigj se e kishte qëlluar xhaxhai. Pas kësaj oficeri i kishte rekomanduar të futej brenda, të bëntë ca shenja të dukshme në trup dhe të shkonte në polici dhe të denonconte veprimin e xhaxhait. “Pas rekomandimit të oficerit shkova në shtëpi dhe godita fytyrën me unazë si dhe në të gjithë trupin”,- thotë vajza. Në dhomë mori 129 dhe realizoi denoncimin. Shkoi në komisariat dhe para oficerit të policisë Alket Bello, realizoi kallëzimin, ndërsa shefi Marjan Hasani urdhëron mjekun ligjor që të mundohej për të zmadhuar rrahjen. Ky i fundit nga plagosje e shndërroi në plagosje të lehtë.

POR CFARË THOSHTE POLICIA

Genti Dervishi, shefi i Antitrafikut në Vlorë, deklaronte se vajza nuk ka qënë asnjëherë pjesë e policisë, dhe as spiune. Ai tha se ajo është shoqëruar si prostitutë së bashku me shoqen e saj, Marsela Tufa. Veprimtarinë e Joanës e di edhe gjyshja e saj. Para kamerave ajo tregoi se Alketi së bashku me disa policë të tjerë i kishin premtuar Joanës se do ta çonin në Akademinë e Policisë në Tiranë. “Ata e kane futur që të fuste në kurth njerëzit”, tha gjyshja.

VRASJA E JOANËS

Derlin Dervishaj ka pohuar se e ka vrarë Jonanën me thikë, pas mesazheve bezdisëse dhe kërcënimeve të kësaj të fundit. “Rreth orës 2 të natës më erdhi një mesazh nga Joana, ku më shante mua dhe të dashurën time. Nuk e ruajtja më qetësinë. I thashë të dashurës se do ta rregulloja njëherë e mirë këtë punë dhe u nisa në drejtim të kabinës, megjithëse ajo u mundua të më ndalonte”,- ka rrëfyer në polici Derlin Dervishaj. Tek kabina e plazhit të vjetër kishte takuar Joanën, ku i kishte kërkuar që ta linte rehat. “Në rrugicën ku edhe e vrava, i thashë të më linte rehat, por ajo më tundte letrën, duke më thënë se do të më denonconte. Nuk e përmbajtja dot veten. Nxora thikën që e mbaja gjithnjë me vete dhe e godita disa herë. Nuk mbaj mend se sa”,-ka rrëfyer i akuzuari. Më pas, ai ka shtuar se ka ecur në rërë përgjatë bregdetit, ka ngulur thikën fort në rënë, derisa nuk dukej më. “Ika në shtëpi, ku u lava dhe u mundova të qetësohesha, por në mëngjes erdhi e më kërkoi një polic. Menjëherë e kuptova se gjithçka do të zbulohej”,-ka përfunduar i akuzuari për vrasjen e Joana Dudushit./News24

Login to post comments

Lajmet e fundit

Toni Kroos njofton fundin e karrierës/ BILD: Po largohet lideri i kombëtares...

Sport

Toni Kroos njofton fundin e karrierës/ BILD: Po largohet lideri i kombëtares...

Nga Christian Falk, BILD   Ai ka qenë prej vitesh një nga yjet tanë më të mëdhenj aktivë të futbollit në mbarë botën. Por jo për shumë kohë...  Lideri i kombëtares Toni Kroos...

Fluksi i pushuesve nxit turizmin detar/ Sigurimi i Përgjegjësisë për mjetet lundruese, çka ju nevojitet për një lundrim të qetë

Sociale

Fluksi i pushuesve nxit turizmin detar/ Sigurimi i Përgjegjësisë për mjetet lundruese, çka ju nevojitet për një lundrim të qetë

Vrulli i turizmit gjatë viteve të fundit në Shqipëri ka nxitur zhvillimin e aktiviteteve të turizmit detar për qëllime çlodhëse dhe argëtuese.  Sipas Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit deri më tani...

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...