Ndryshim i papritur i motit, merrni masat

Tuesday, 05 June 2018 17:48

Ndryshe nga çka qenë ditët e fundit, sot pasdite (e martë, dt.05) dhe nesër (e mërkurë, dt.06) pritet të ketë reshje të dobëta në të gjitha qarqet. Reshjet priten kryesisht në pjesët kodrinore-malore të qarqeve, më të mundshme pasditeve, përjashtuar qarqet Lezhë, Durrës dhe Tiranë, ku shumica e reshjeve priten sonte deri nesër në mëngjes.

 

Në zona shume të kufizuara reshjet mund të jenë edhe në formë shtrëngate.

TEMPERATURAT – Nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

  • Në bregdet: 22 / 26 °C
  • Në vendet e ulëta: 19 / 27 °C
  • Në vendet malore: 16 / 24 °C

ERA – Sot pasdite dhe nesër era do të fryjë e lehtë.

ZJARRET NË PYJE – Sot pasdite dhe nesër, në shumicën e qarqeve “S’KA RREZIK” ose pritet rrezik “I ULËT”, përjashtuar qarkut Fier, i cili mbetet në nivelin e rrezikut “I MODERUAR” (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Qarqet me rrezik mesatar “I ULËT” pritet të kenë rrezik “I MODERUAR” në zona të kufizuara, konkretisht qarqet: Elbasan (Juglindje), Korçë (Lindje), Vlorë (Veri dhe Jug) dhe Gjirokastra (Jug). Rreziku pritet t? jet? m? i lart? gjatë mesditës së sotme.

Modifikuar më Tuesday, 05 June 2018 17:52
Login to post comments

Lajmet e fundit

Toni Kroos njofton fundin e karrierës/ BILD: Po largohet lideri i kombëtares...

Sport

Toni Kroos njofton fundin e karrierës/ BILD: Po largohet lideri i kombëtares...

Nga Christian Falk, BILD   Ai ka qenë prej vitesh një nga yjet tanë më të mëdhenj aktivë të futbollit në mbarë botën. Por jo për shumë kohë...  Lideri i kombëtares Toni Kroos...

Fluksi i pushuesve nxit turizmin detar/ Sigurimi i Përgjegjësisë për mjetet lundruese, çka ju nevojitet për një lundrim të qetë

Sociale

Fluksi i pushuesve nxit turizmin detar/ Sigurimi i Përgjegjësisë për mjetet lundruese, çka ju nevojitet për një lundrim të qetë

Vrulli i turizmit gjatë viteve të fundit në Shqipëri ka nxitur zhvillimin e aktiviteteve të turizmit detar për qëllime çlodhëse dhe argëtuese.  Sipas Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit deri më tani...

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...