Gjyqtari Edmond Islamaj drejt konfirmimit në detyrë

E mërkurë, 06 June 2018 19:14

Gjyqtari Edmond Islamaj drejt konfirmimit në detyrëEdmond Islamaj pritet të jetë anëtari i parë i Gjykatës së Lartë që e kalon me sukses testin e vetingut, pas konstatimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit se ai nuk ka probleme me pasurinë dhe integritetin.


Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, i udhëhequr nga Suela Zhegu, me anëtare Pamela Qirko dhe relatore Genta Tafa Bungo mbajti të martën seancën dëgjimore si pjesë të procesit të rivlerësimit kalimtar për gjyqtarin Edmond Islamaj.
Relatorja Tafa Bungo bëri një paraqitje të detajuar të raporteve të administruara nga institucionet e pavarura mbi figurën e gjyqtarit dhe të hetimit administrativ të ndërmarrë nga KPK, duke nënvizuar se pasuria e Islamajt ishtë e bazuar në burime të ligjshme, gjyqtari nuk kishte kontakte të papërshtatshme dhe ishte profesionalisht i aftë.
“Pasuria ime është përfituar nga tashëgimnia…ndërkohë që jemi munduar ta zhvillojmë atë me të ardhurat tona dhe në përputhje me ligjin,” tha Islamaj në seancën dëgjimore.
“Procesi ka qenë i hapur, dinamik dhe transparent,” shtoi ai, duke kërkuar nga komisioni konfirmimin në detyrë.
Anëtari i Gjykatës së Lartë, Edmond Islamaj bën pjesë në listën priotare të vetingut për shkak të funksionit dhe dosja e tij është shortuar me 30 nëntor.
Islamaj është diplomuar si jurist në vitin 1992 dhe ka filluar punë në Gjykatën e Durrësit. Ai ka drejtuar Gjykatën e Sarandës në vitet 1993-1995 dhe atë të Kavajës në vitet 1998-2002. Islamaj ka mbajtur pozicionin e kryeinspektorit të Inspektoriatit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, ka qenë anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe gjyqtar i Apelit të Tiranës, para se të emërohej anëtar i Gjykatës së Lartë në qershor të vitit 2011.
Vendimi i KPK-së do të jepet me 7 qershor në orën 10:00.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...