×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 53

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Tenderat e Ramës, lumë ankesash nga konkuruesit

Hënë, 09 Prill 2018 19:21

Mbi 1000 ankesa për procedura të parregullta në prokurimet publike u proceduan tek Komisioneri i Pprokurimit Publik gjatë vitit të kaluar, nga të cilat 4 ankesa janë për procedurat konkurruese koncesione/ppp, 7 ankesa për procedura e ankandit publik dhe 5 ankesa për procedurat konkurruese leje minerare, raportoi Komisionieri në Kuvendin e Shqipërisë.

KPP ngre shqetësimin se numri i lartë i ankesave po bëhet i papërballueshëm nga stafi.

Pranë Komisionit të Prokurimit Publik janë depozituar 1099 ankesa vitin e kaluar. Ndërkohë  janë marrë 807 i vendimeve, 784 ishin për shqyrtimin në themel dhe 23 ishin vendime për çështje proceduralë administrative.

Përveç 1099 ankesave të regjistruara gjatë vitit 2017, janë mbartur edhe 19 ankesa të depozituara në vitin 2016, për të cilat janë marrë 18 vendime gjatë vitit 2017.

Në 1099 ankesa të depozituara gjatë vitit 2017, për 78 ankesa të regjistruara në fund të vitit 2017, 53 vendimet e lidhura me to, janë marrë gjatë vitit 2018.

Gjatë vitit 2017 është vënë re një ulje e numrit të ankimeve administrative të paraqitura pranë Komisionit të Prokurimit Publik, krahasuar kjo me vitin paraardhës në raportim. Konkretisht, në vitin 2016 pranë Komisionit të Prokurimit Publik janë dorëzuar 1393 ankesa.

Gjatë vitit 2017 Komisioni i Prokurimit Publik ka vendosur mospranimin e 56 ankesave për shkak se janë dorëzuar jashtë afateve pranë KPP-së dhe/ose pranë autoriteteve kontraktore.

Edhe gjatë vitit 2017 është konstatuar se numrin më të madh të ankesave e zënë ankesat në lidhje me procedurat e prokurimit për ofrimin e shërbimit privat të sigurisë fizike dhe shoqërim të vlerave monetare me 519 ankesa nga 1039 në total ose 50 % duke shënuar një rënie të vogël krahasuar me 60.5 % që ka qenë pesha e këtyre ankesave në vitin 2016.

Gjatë vitit 2017 është përmirësuar ndjeshëm treguesi i lidhur me shpejtësinë e shqyrtimit të ankesave nga KPP, me 45.3 % të ankesave shqyrtuar brenda afatit, krahasuar me 28 % për vitin 2016.

statistikat-e-ankesave.png

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...