Bulqizë, tjetër aksident në galeritë e kromit

Premte, 08 June 2018 13:53

Një tjetër aksident i rëndë ka ndodhur sot në minierën e kromit në Batër-Martanesh, në rrethin Bulqizë. Një minator, me inicialet N.L është plagosur teksa punonte në galeri. 53 vjeçari ndodhet në spitalin e Burrelit, jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë policia po hetohen rrethanat e ngjarjes.

Miniera e kromit në Bulqizë njihet si një prej më të rrezikshmeve dhe në kushte të papërshtatshme për të punuar, por kjo nuk ka bërë që institucionet përkatëse të vënë përpara përgjegjësisë kompanitë koncesionare.

Kushtet e  rrezikshme të punës në minierat e Bulqizës kanë shkaktuar vdekjen e shtatë minatorëve dhe plagosjen e dhjetëra të tjerëve vetëm në muajt e fundit. Megjithë vdekjet e shumë minatorëve në minierat e kromit në Bulqizë, asnjë drejtues apo pronar i kompanive koncesionare nuk është ndjekur penalisht në tre vitet e fundit.

Minatorët ende nuk kanë marrë as statusin e mbrojtjes së minatorit, i cili i siguron atyre kurim mjekësor falas dhe shpërblime financiare në rast aksidenti gjatë punës. Prej më shumë se një viti statusi i minatorit ka mbetur i bllokuar në parlament.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...