Vrasja e biznesmenit, detaje të reja

Premte, 08 June 2018 14:08

Detaje të reja kanë dalë nga atentati i të hënës në Vlorë ku mbeti i vdekur biznesmeni, Vasil Dervishaj. Ngjarja besohet se ka nisur pas një konflikti banal.

Dyshohet se Ergest Avdiu, i akuzuar si autor i vrasjes, i ka ngacmuar mesditën e të hënës bashkëshorten biznesmenit Vasil Dervishaj. Mes tyre ka pasur një konflikt të çastit që më pas përfundoi në vrasjen e biznesmenit Vasil Dervishaj.

Në lagjen ‘Pavarësia’ në Vlorë, biznesmeni Vasil Dervishaj, i shoqëruar nga një tjetër person po udhëtonte në automjetin e tij ‘Ford Focus’, dhe i ka ndërprerë rrugën shtetasit Ergest Avdiu, i shoqëruar nga dy persona të tjerë. Njëri prej tyre i identifikuar si A. Çaushaj, dhe një person i tretë për të cilin policia nuk ka dhënë detaje për identitetin e tij. Të tre këta persona kanë qenë në automjetin tip Audi me targa AA 830 RA.

Të rinjtë po shkonin në lagjen ‘Pavarësia;, aty ku pak metra larg vendit të krimit ndodhet lokali i shtetasit A. Çaushaj. 3 personat mësohet se luanin tavëll në këtë lokal si çdo natë. Në kohën kur ata janë futur në lagje, biznesmeni Vasil Dervishaj ka ndaluar duke i prerë rrugën. Më pas Dervishaj ka tentuar të hapë krahun, ka dalë nga makina duke tentuar të mbushte armën tip “kallashnikov”.

Në këtë moment Ergest Avdiu ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar dy herë në drejtim te Vasil Dervishit pasi mendoi se ai do t’i qëllonte.  Sakaq janë zbardhur edhe fjalët e fundit që Dervishaj ka thënë para se të vdiste.

Dervishaj mësohet se ka thënë “Fute kallashnikovin në makinë”. Personi që e shoqëronte biznesmenin ka marrë kallashnikovin dhe e ka spostuar disa metra, ndërsa u ka kërkuar banorëve të zonës të lajmërojnë një ambulancë.

Ky person mësohet se është larguar në këmbë. Sipas përshkrimit të dëshmitarëve, ky shtetas ka qenë një djalë i ri rreth 1.90 cm. Në këtë moment A. Çaushaj dhe personi i tretë kanë tentuar të dalin nga automjeti por Ergest Avdiu i ka dhënë dha gaz Audit, dhe i ka zbritur dy të rinjtë në afërsi të portit.

Ergest Avdiu mësohet se u ka thënë se përgjegjësia ishte e tij dhe se dy të rinjtë nuk kishin lidhje me ngjarjen. Dy pasagjerët kanë përshkruar rrugën nga porti tek hyrja e Lungomares dhe më pas janë ndarë me njëri-tjetrin. Në këtë kohë, Ergest Avdiu ka telefonuar Amarildo Grembin duke i kërkuar ta çonte deri në autostradë. Ky i fundit nuk ka patur dijeni për ngjarjen.

Konflikti i vjetër

Ergest Avdiu i shpallur në kërkim si autor i vrasjes, dhe biznesmeni Vasil Dervishaj kanë patur më herët një konflikt në Itali. Burime nga familja e viktimës kanë thënë për Fax Neës se konflikti ka qenë i vjetër dhe të përfshirë kanë qenë edhe persona të tjerë.

Përplasjet me tre janë përkeqësuar pas ngacmimit që Avdiu i ka bërë bashkëshortes së Dervishajt. /Faxnews

Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...