×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 53

Akreditimi i Universitetit të Tiranës, Koni: Në 15 prill presim rivlerësimin, plotësuam rekomandimet

Hënë, 09 Prill 2018 21:20

Në datën 15 prill, Universiteti i Tiranës pritet të kalojë sërish në sitën e vlerësimit, pas akreditimit të tij me kusht një vit nga agjencia britanike. Rektori, Mynyr Koni, sqaron se akreditimi ishte institucional për strategjitë e munguar të UT, por jo akreditim programesh studimi.

Universiteti i Tiranës ka përgatitur bazë materiale, si plotësim të rekomandimeve të Bordit të Akreditimit, pas vlerësimit të këtij të fundit nga agjencia britanike për akreditimin e dhënë me kusht 1 vjeçar.

Në 15 prill, Bordi do të shohë hapat e bëra nga Uninversiteti i Tiranës, ndërsa rektori Mynyr Koni tha se grupi i punës ka bërë vlerësim të brendshëm të institucionit dhe po presin rivlerësimin.

Mynyr Koni: Grupe pune për aspekte të rëndësishme të plotësimit të standarteve të akreditimit, siç janë grupe pune për hartimin e planit strategjik të zhvillimit të Universitetit të Tiranës, grupe pune për hartimin e strategjisë së kërkimit shkencor, të manualit të performancës së stafit akademik, drafte të cilat brenda 15 prillit do të jenë gati për tu miratuar në Senatin Akademik.

Maturantët janë në fazën ku bëjnë plotësimet e formularëve të tyre dhe do të zgjedhë programet e studimit.

Në këtë moment të rëndësishëm për ta, rektori Koni sqaron se akreditimi me 1 kusht ishte institucional dhe jo akreditim për programet.

Mynyr Koni: Ne jemi në pritje nga çasti në çast që të fillojë procedura e akreditimit të programeve të studimit. Nuk bëhet fjalë për akreditim të programeve por për akreditim institucional. Ne do të shohim pastaj që gjatë procedurës së akredimit se kush nga programet e studimit do të akreditohet nga Universiteti i Tiranës. Garantoj të gjithë qytetarët, maturantët që programet e studimit janë me standartet dhe performancën maksimale.

 

Raporti i vlerësimit për të gjitha Universitetet publike dhe jo publike u publikua në muajin shtator të 2017. Institucioneve të arsimit të lartë iu la 6 muaj kusht për plotësimin e rekomandimeve dhe kritereve.

Në muajin prill pritet që Universiteti të kalojnë në sitën e vlerësimit për të parë plotësimin e rekomandimeve dhe akreditimin ose jo të programeve.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...