×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 53

Pranga 31-vjeçarit të shpallur në kërkim, i dënuar me 11 vite për mashtrim

Tuesday, 10 Prill 2018 10:50

Policia e Kukësit ka vënë në pranga në Morinë, një 31-vjeçar nga Tirana të shpallur në kërkim pasi është dënuar për mashtrim me 11 vjet.

Burimet policore bëjnë me dije se Arban Kishta u kap në dalje të Morinës gjatë përpunimit të dokumentacionit, ku në sistemin TIMS rezultoi person në kërkim.

Policia e Kukësit njofton se: “Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë me shkresë Nr.2361, datë 30.03.2018, ka urdhëruar ekzekutimin e vendimit penal Nr.870, datë 23.03.2016, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, si dhe vendimin penal Nr.534 datë 06.03.2018 të Gjykatës së Apelit Tiranë, të cilin e ka dënuar me 11 vjet burg për veprën penale “Mashtrimi kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 143/2 të Kodit Penal. Shtetasi Arban Kishta, ju dorëzua DVP Tiranë për veprime të mëtejshme”.

Modifikuar më Tuesday, 10 Prill 2018 11:05
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...