Ekstradohet shqiptari i dënuar me 17 vite burg

E Enjte, 12 Prill 2018 12:44

Nga Specialistët e Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Athina/Greqi drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar Arsen Hasani 37 vjeç lindur në Tepelenë. Shtetasi Arsen Hasani është shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër me vendim nr. 09, datë 25.01.2006 e ka dënuar me 17 vite burgim, për veprën penale “Vjedhje me armë”, dhe ”Armëmbajtje pa leje”.

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:

Në datën 21.07.2003, rreth orës 23:30 në bashkëpunim me shtetasin B.K, në fshatin Katund, Gjirokastër, kanë tentuar të vjedhin me përdorimin e një arme zjarri banesën e shtetasit V.B. Prej disa kohësh, ky shtetas fshihej në Greqi dhe si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Athinës/Greqi, u bë i mundur gjetja dhe arrestimi i tij në Greqi, duke u finalizuar me ekstradimin e tij drejt vendit tonë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...