×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 61

Britani, 81 vite burg për grupin shqiptar të drogës

E Enjte, 12 Prill 2018 13:41

Drejtësia britanike ka dënuar me 81 vite burg në total, një grup kriminal shqiptar që merrej me importimin dhe shpëndarjen e heroinës dhe kokainës në Angli.

Vlera e drogës së kapur, shkonte në mbi dy milionë stërlina. Droga transportohej në Angli me kamionë me targa maqedonase dhe shoferë shqiptarë të Maqedonisë.

Ata, pasi dorëzonin drogën merrnin mbrapsht edhe sasira të mëdha parash “cash”, në disa qindra mijëra stërlina, produkt të aktivitetit të tyre kriminal.

Pas arrestimeve, dedektivët arritën të kapnin 50 kg drogë të klasit të parë, ndërkohë që gjithçka filloi në janar të vitit të kaluar, kur u pikas shkëmbimi i parë i 7 kg heroine.

Dy nga shqiptarët dhe një anglez, pjesëtarë të rrjetit kriminal, e pranuan fajësinë, ndërkohë 3 të tjerë e sfiduan fajësinë në gjykatë, e cila iu shqiptoi dënime nga 18 deri 22 vite burg.

Kryeinspektorja dedektive e Komandës së krimit të organizuar në Policinë Metropolitane, Samantha Cailes thotë se “dënimet reflektojnë nivelin e kriminalitetit të të pandehurve dhe duhet parë si masë frenuese për ata që janë të përfshirë në importimin dhe shpërndarjen e drogës së klasit të parë në Britani”.

Modifikuar më E Enjte, 12 Prill 2018 13:45
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...