×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 61

Rikthehet terroi i bandave të Lushnjes

E Enjte, 12 Prill 2018 13:56

Rikthehen përplasjet e frikshme në qytetin e Fierit. Ditën e djeshme një informacion i ardhur nga policia e Fierit ka vënë në lëvizje policinë dhe prokurorinë duke patur parasysh se kush ka qenë edhe obketiv i një sulmi me armë.

Sipas të dhënave është mësuar se fillimisht është qëlluar nga një mjet në ecje e sipër mbi lokalin e një emri mjaft të njohur të botës së krimit në vend. Më pas policia u vu në ndjekje të personave që kishin shtënë me armë mbi lokal por ka gjetur makinë e braktisur, të djegur dhe brenda së cilës, po i djegur, u gjet edhe një kallashnikov.

Autorët kanë mundur të largohen ndërkohë bëhet me dije se ka dyshime që nga brenda lokalit dikush ka shkëmbyer zjarr me atentatorët të cilët i ka detyruar të largohen dhe madje edhe të djegin makinën për shkak se është njohur edhe mjeti me të cilin ata udhëtonin. Policia e ka gjetur mjetin në flakë dhe nuk dihet nëse ka mbetur ndonjë gjurmë identifikuese. Sipas policisë, në lagjen “8 Shkurti” Fier nga një automjet tip “Reno” është qëlluar me armë zjarri në drejtim të lokalit të shtetasit A.B.

Policia menjëherë ka filluar kërkimin e autorëve të dyshuar të ngjarjes, pasi mendohet se janë larguar drejt Semanit. “Në datën 11.04.2018, rreth orës 11:45 në lagjen “8 Shkurti” Fier, nga një automjet tip “Reno” është qëlluar me armë zjarri në drejtim të lokalit të shtetasit A.B. Nga të shtënat nuk ka persona të lënduar por vetëm dëme materiale ku janë thyer xhamat e lokalit. Makina është larguar në drejtim të Semanit dhe rreth orës 11:50 është gjetur e djegur në lagjen “15 Tetori” Fier”.

Kush ishte shënjestra e atentatit

Burimet e Policisë bëjnë me dije se lokali i cili u qëllua me breshëri kallashnikovi është i një personi mjaft të njohur për policinë. Të dhënat flasin për lokalin e Agim Boriçit, emrit të shumë përfolur për një sërë ngjarjesh, që datojnë që në vitet e para të pas `90-s. Ai ka qenë i akuzuar për disa vrasje, dy prej të cilave të vërtetuara ndërkohë që në vitin 1997, vëllai i tij u njoh si njëri nga anëtarët e Bandës së Lushnjës duke u bërë kështu një prej familjeve më të njohura në Fier për shkak të pozicionimit të këtyre dy djemve nëpër formacione kriminale. Historitë e Agim Boriçit, vëllait të Arbenit, i cili është dënuar me burgim të përjetshëm konkretisht për krimet që ka kryer në bashkëpunim me anëtarët e tjerë të bandës së Lushnjës, u mësuan pas atij arrestimi të bujshëm që iu bë Agimit në Tiranë 10 vite më parë.

Policia e asaj kohe do ta quante një prej arrestimeve më të suksesshme ndërsa ai ishte i dënuar për dy vrasje. Mediat aso kohe treguan se 36-vjeçari Boriçi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, për dy vrasje të ndodhura në vitet 1994 dhe 1998 në Shqipëri. Ai ishte dënuar me vendim të formës së prerë me 20 vjet burgim për veprat penale “vrasje me dashje” të shtetasit Ervin Gjini, më 12 prill të vitit 1994, “vrasje me dashje”, të shtetasit Edmond Zefi dhe “vrasje me dashje” e mbetur në tentativë të shtetasit Agim Ulaj, më 5 qershor 1998. Po ashtu ishte shpallur fajtor dhe dënuar edhe për “mbajtje pa leje të armëve luftarake”.

Shtetasi Agim Boriçi ishte i dyshuar edhe si autor i disa veprave të rënda penale të ndodhura në qarkun e Fierit. Gjatë operacionit për kapjen e të shumëkërkuarit u arrestua dhe shtetasi Sabri Sallaku, 42 vjeç, lindur e banues në Tiranë, për veprën penale të “përkrahjes së autorit të krimit”. Në fakt nuk dihet nëse brenda atij lokali të ketë qenë edhe vetë Boriçi, por mësohet se policia tashmë po punon për të zbardhur ngjarjen dhe rrethanat për të parandaluar përplasjet të tjera mes grupeve në Fier e Lushnjë! /Shekulli

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...