Policia ka vënë në pranga Gjergj Cukalin, pasi ka thyer masën e sigurisë së vendosur nga gjykata, atë të ‘arrestit në shtëpi’.
Sipas policisë ai është gjetur jashtë zonës ku duhej të qëndronte. Arrestimi i tij është bërë pranë zonës së ish-ekspozitës.
Cukali ishte arrestuar dy vite më parë pasi atij dhe disa personave të tjerë u është gjetur kokainë.
Gjergj Cukali njihet si ‘i forti i rrugës së Myslym Shyrit’, për shkak të aktivitetit të tij dhe të bandës që drejton.