×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

"Kisha vapë, nuk më hapi dritaren!" Arsyeja pse burri vrau gruan në Durrës

Saturday, 09 June 2018 11:29

Çlirim Shaholli 42-vjeçar i dha fund jetës së gruas së tij duke e qëlluar atë me mjete të forta në kokë, ngjarje e ndodhur mbrëmë në lagjen numër 15 të qytetit të Durrësit, në banesën e çiftit.

Adriana Shaholli 40 vjeçe ndërroi jetë në spitalin e Durrësit pasi nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të shkaktuara nga bashkëshorti i saj me të cilin kishte 6 fëmijë.

Policia bëri të ditur se gjithçka ka nisur nga një konflikt i çastit, i cili ka degjeneruar më pas me përdorimin e sendeve të forta nga ana e 42-vjeçarit. Në dëshminë e dhënë para efektivëve, burri me origjinë nga Korça tha se sherri ka nisur në momentin që ai i ka kërkuar bashkëshortes të hapë dritaren se kishte vapë. Çlirim Shaholli tha se në këtë moment gruaja e tij e shtyu dhe ai reagoi në të njëjtën mënyrë.

42-vjecari mohoi ta ketë dhunuar teksa tha se pasi e ka shtyrë, gruaja e tij ka përplasur kokën në çimento. Ai tha para efektivëve se duke parë gjendjen e rëndë të bashkëshortes së tij e kishte dërguar vetë në spital.

Në momentin e sherrit të çiftit bashkëshortor që përfundoi me vdekjen e 40- vjeçares, gjashtë fëmijët nuk kanë qenë brenda në banesë, por ndodheshin në oborr. Familja kishte vështirësi ekonomike.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...