×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Dalin fotot/ Si u kopjua në provimin e maturës

Saturday, 09 June 2018 12:36

Pavarësisht masave të marra në letra, zbatimi i tyre në terren ka qenë thuajse zero.

Gjatë ditës së djeshme, në provimin e Letërsisë së Maturës Shtetërore në të gjithë Shqipërinë, gjimnazistët jo vetëm që kanë mundur të kopjojnë, por mënyrat e zgjedhura nga ta janë flagrante.

Me librin mbi tavolinë, me celular për të marrë përgjigjet e duhura, dhe në rastin më të “mirë”, edhe me nga një “selfie” për tu postuar në rrjetet sociale.

Është deputeti i Partisë Demokratike Luciano Boci që ka postuar fotot, dhe një reagim të tijin, ku thotë ndër të tjera se teza është shitur.

“Fakte skandaloze se si u menaxhua provimi i letërsisë së Maturës Shtetërore.

Nga fotot duket si “pazar Riskoveci”.

Gjithçka ka ndodhur.

Jo vetëm testi doli.

Nxënësit në vende të ndryshme ishin me telefon, mund të bënin foto, kopje, mund të tregonin ose të veçoheshin në ndihmë, etj….

Madje shihet qartë dhe libri çelës i gjuhës.

Vetëm Maturë kjo s’mund të quhet.

Një zhvlerësim total për arsimin dhe një dekurajim i plotë i shpresës së maturantëve për të ardhmen e tyre.

Vetë maturantët kanë postuar talljet me Ministrinë “e ndritur” të arsimit me diçiturën: aty “shko çdo gjo vaj”(foto)….sipas drejtuesve.", shkruan deputeti i djathtë.

Modifikuar më Saturday, 09 June 2018 12:44
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...