×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Sigurimet/ Kush blen makinë të re, paguan nga e para kontratën e sigurimit

Diel, 10 June 2018 14:05

Çdo drejtues mjeti që blen makinë të re, do t’i duhet të paguajë kontratë të re sigurimi momentin e kalimit të pronësisë, pavarësisht nëse mjeti mund te këtë një kontratë sigurimi. Ndryshimi vjen përmes një drafti të ri për sigurimin e mjeteve, i cili nuk lejon më që kontrata e sigurimit t’i kalojë blerësit të ri pa asnjë pagesë shtesë.

Aktualisht çdo pronar mjeti që shet makinën, kalon te blerësi edhe policën e sigurimit të mjetit për periudhën e mbetur. Blerësi thjesht duhet të paraqitet pranë kompanisë përkatëse të sigurimit për të kaluar në emër të tij pjesën e mbetur të kontratës pa bërë pagesë shtesë.

Ndërkohë që drafti i ri përcakton që pronari i ri duhet të paguajë kontratë të re sigurimi, ndërkohë që shitësit i kthehen paratë për pjesën e mbetur të periudhës së sigurimit.

“Në rast se ndryshon pronësia e mjetit gjatë periudhës së sigurimit, të drejtat dhe përgjegjësitë që rrjedhin nga kontrata e sigurimit nuk i kalojnë pronarit të ri. Pronari i ri i mjetit motorik duhet të lidhë kontratën e sigurimit, ndërsa pronari i vjetër ka të drejtë të kërkojë kthimin e pjesës proporcionale të primit, në rast se nga kjo kontratë nuk është paguar ndonjë dëm”, – thuhet në draft-ligj.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...