Misteri i minatorit që u hodh i copëtuar në dyert e spitalit

Diel, 10 June 2018 21:00

Një 19-vjeçar është gjetur i plagosur rëndë pas mesnatës së të shtunës në trotuarin jashtë spitalit të Bulqizës.

I riu Shkëlqim Spahiu është marrë nën kujdes nga mjekët e spitalit në Bulqizë, por gjendja e rëndë e të riut ka bërë që të transportohet me helikopter për trajtim të specializuar në Tiranë.

Sipas familjarëve, 19-vjeçari i cili punonte në krom, kishte përfunduar turnin në një galeri private të licencuar në Bulqizë dhe kishte marrë rrogën.

Ai pasdite i kishte lajmëruar prindërit se do të shkonte të punonte në një tjetër galeri kromi në Krastë në Martaneshit, por pas disa orësh ata kishin mësuar se djali i tyre ishte në koma.

Nëna e Shkëlqimit, thotë për tvklan se i biri kishte dy vite që po punonte në galeri duke nxjerrë krom.

“Mbrëmë e kanë sjellë tek spitali në orën 2, e kanë lënë në rrugë. Unë dua të di se kush e kanë lënë në xhade (rrugë) pranë Spitalit të Bulqizës.”

Ajo tha se i biri ka dëmtime nga koka. “Doktorët nuk kanë shpresa”, tha ajo duke kërkuar ndihmë nga shteti për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

“Nuk e di me kë ka vajtur, a me shokët apo me pronarët. Kur të fillojë me fol do ta tregojë vetë ngjarjen. Nuk e di. Unë dua të di se kush e ka sjellë para spitalit. I kërkoj shtetit drejtësi për djalin tim.”

Modifikuar më Diel, 10 June 2018 21:01
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...