Dhunoi me sende të forta nënën e moshuar, arrestohet 51 vjeçari

Hënë, 11 June 2018 08:57

Një 51-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga policia e Gramshit pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij të moshuar. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se bëhet fjalë për Vait Muçën, i cili akuzohet se ka goditur me sende të forta në kokë nënën e tij shtetasen H.M.,76 vjeçe. E moshuara ndodhet në spitalin e Gramshit, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Gramsh, u arrestua në flagrancë shtetas:

• Vait Muça, 51 vjeç, banues në Muçaj, Gramsh.

Shtetasi i lartëpërmendur në banesë, për motive të dobëta, ka ushtruar dhunë fizike në mënyrë të vazhdushme duke e goditur me sende të forta në kokë nënën e tij shtetasen H.M.76 vjeçe, e cila është trasportuar në spitalin e Gramshit, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale “Dhuna në Familje”, parashikuar nga neni 130/a i Kodit Penal.

Modifikuar më Hënë, 11 June 2018 09:07
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...