Tatimet u luten subjekteve turistike: Rrisni vetëdeklarimin te shpëtoni nga kontrollet!

Hënë, 11 June 2018 10:22

Në kuadër të zbatimit të planit të masave për sezonin turistik, Administrata Tatimore, synon të nxisë tatimpaguesit, që operojnë në këto zona, në të gjithë vendin, të përmbushin vullnetarisht detyrimet tatimore.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve shpreh bindjen se mënyra më efektive për ta arritur këtë është nëpërmjet ndërtimit të raporteve të besimit dhe respektit të ndërsjellët.

Pikërisht për këtë, tatimpaguesve u është bërë ftesë për të përmirësuar vetëdeklarimin e qarkullimit dhe të pagesës së TVSH-së për të gjithë muajt e sezonit turistik, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Të gjithë, tatimpaguesve do t’u krijohet mundësia për të negociuar me përfaqësuesit e drejtorive përkatëse rajonale, në lidhje me kërkesën për të përmirësuar nivelin e përmbushjes vullnetare të detyrimeve për TVSH-në.

Tatimpaguesit, të cilët do të reagojnë pozitivisht ndaj kësaj ftesë, të administratës tatimore që me deklaratën e TVSH-së së periudhës tatimore maj 2018 dhe në vijim gjatë muajve të tjerë të sezonit, nuk do të jenë objekt i kontrolleve të plota në vend, i vizitave fiskale, i monitorimit të xhiros së realizuar apo i kontrolleve nga zyra.

Objekt i kontrolleve të plota në vend, i vizitave fiskale, i monitorimit në vend i xhiros së realizuar apo i kontrolleve nga zyra do të jenë vetëm tatimpaguesit, të cilët nuk përmirësojnë në nivele të pranueshme vetëdeklarimin e tyre për xhiron dhe për TVSH-në e pagueshme për të gjithë muaj e sezonit turistik.

Për Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, qëllimi kryesor është zbatimi i ligjit, duke u siguruar se sistemi është i drejtë dhe i barabartë për të gjithë. Kjo është arsyeja, pse strategjia jonë e vë theksin te rritja e cilësisë së shërbimeve për tatimpaguesit.

Administrata Tatimore nxit të gjithë tatimpaguesit, të cilët operojnë në fushën e turizmit, të jenë korrekt në zbatimin e ligjit, si dhe në përmbushjen e detyrimeve tatimore.

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...