Moda beduine e iftareve në rrugë e çadra

Hënë, 11 June 2018 16:10

Nga Gani Mehmetaj

1. Shtrimi i iftareve (darkave beduine) në rrugë, trotuare e çadra është fenomen (i ri), i shëmtuar që e ka pushtuar Dardaninë. Kur i sheh të mjerët e Dardanisë se si e çapëlejnë kofshën e pulës si të mos kishin ngrënë me javë, të mbërthen sikleti. Nuk e di jemi në shkretëtirën arabe të shekullit VII, apo në Dardaninë evropiane të shekullit XXI. Si pa të keq modën beduine të iftareve në rrugë e filluan shoqatat vehabiste-terroriste, e vazhduan shoqatat tjera islamike të burimeve të dyshimta financiare, ndërsa tash në organizimin e iftareve mbizotëron KFOR-i turk e ambasada turke, që i fusin duart kudo. Të përzihet në lukth kur sheh qindra burra e fëmijë, të veshur keq si të ishin në shkretëtirën arabe, që kanë bërë rrugë tërë ditën pas deveve (gamileve). Fatkeqësisht KFOR-i turk, pos varfërisë së shqiptarëve, e shfrytëzon edhe varfërinë e skajshme të komunitetit jevgë që vijnë për bukën e gojës nga Shqipëria.

2. Moda e darkave beduine i ka infektuar zyrtarët "evropianë" të kryeqytetit e të qyteteve provinciale mu sikur infektoheshin kur ishin fëmijë nga zhuga. I ngjitet njërit, i kalon tjetrit. Organizojnë shtetarët iftare për t'ia bërë qefin Turqisë e shteteve arabe, organizojnë iftare për të përfituar për xhepin e tyre, sepse për vota nuk e bëjnë, përkundrazi humbasin vota

Hoqën dorë këta shkretanë nga darka tradicionale shqiptare-Darka e Lamës dhe e përqafuan darkën arabe.  

3. Zhuga e darkave beduine (iftareve) i ka infektuara edhe disa kategori të intelektualeve të rrejshëm që e imitojnë beduinin e deveve si majmuni njeriun. Nuk agjërojnë, nuk e respektojnë asnjë rit myslimanë, e megjithatë janë dyfytyrësh e konformistë, thërrasin mysafirë për iftar, ose shkojnë mysafirë në iftare, mi si shkonim dikur në darkat evropiane të fundjave me miq. Çfarë degjenerimi moral e kulturorë, çfarë turpi!

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...