Hileja e punësimit/Në privat në 3 mujorin e parë u punësuan (neto) vetëm 418 persona

Hënë, 11 June 2018 18:27

Ndërsa anketa e Forcave të Punës e publikuar sot nga INSTAT tregonte për një rënie të ndjeshme të papunësisë nga 13.7% në fund të 2017-s, në 12.5% në mars 2018, të dhënat e tjera administrative po nga INSTAT tregojnë një panoramë të ndryshme.

 

Ndërsa anketa e Forcave të Punës e publikuar sot nga INSTAT tregonte për një rënie të ndjeshme të papunësisë nga 13.7% në fund të 2017-s, në 12.5% në mars 2018, të dhënat e tjera administrative po nga INSTAT tregojnë një panoramë të ndryshme. Sipas tyre, numri i të punësuarve shtesë në tre mujat e parë të vitit (diferenca mes personave që dalin nga tregu i punës dhe atyre që hyjnë) ishte vetëm 418 persona. Në total, në sektorin privat jo bujqësor kishte 501,759 të punësuar nga 501,341 në dhjetor 2017, me një rritje minimale prej 0.08%. Ky është një ndryshim shumë i ulët, kur mesatarisht në tremujorët e mëparshëm rritja tremujore luhatej mes 12 mijë dhe 22 mijë persona.

INSTAT raporton dy tregues për punësimin. E para është Anketa e Forcave të Punës, sipas të cilës papunësia u ul dukshëm në 12.5%. Anketa e Forcave të Punës është një vrojtim statistikor që kryhet pranë familjeve, ku punonjësit e INSTAT pyesin anëtarët e 7,944 familjeve nëse kanë punuar për periudhën kohore të caktuar (psh edhe nëse një personal ka punuar disa orë gjatë javës quhet i punësuar). Sipas metodologjisë së INSTAT, në familjet e zgjedhura u anketuan nëpërmjet intervistës së drejtpërdrejtë të gjithë pjesëtarët në moshë 15 vjeç e lart. Pyetësori i ATFP është hartuar me asistencën teknike të EUROSTAT dhe ai është në përputhje të plotë me rekomandimet dhe rregulloret e EUROSTAT. Sipas të dhënave nga Anketa, numri i të punësuarve është rritur me 9,548 në tremujorin e parë në raport me fundin e vitit të mëparshëm (nga 11 mijë që ishte më parë). Ndërsa forca totale e punës (të punësuar plus të papunë) ka rënë me rreth 3700 persona, duke ndikuar në këtë mënyrë në uljen e treguesit të papunësisë.

Treguesi i dytë është ai i të dhënave administrative të tregut të punës, sipas të dhënave të listëpagesave nga tatimet. Sipas metodologjisë së INSTAT, numri mesatar i të punësuarve në sektorin privat jo-bujqësor nga tremujori i parë i vitit 2017 e në vijim, është mesatare tremujore e llogaritur me të dhënat e listë-pagesave të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, në datë 23 maj 2018. Pra ky tregues jep numrin e personave që fillojnë punë dhe paguajnë rregullisht sigurimet. Sipas të dhënave administrative, në total, në Shqipëri kishte 1,127,772 të punësuar, nga të cilët 501,759 ishin në sektorin privat jo bujqësor, 164,333 në shtet dhe 461,680 në sektorin privat bujqësor (Numri mesatar i të punësuarve në sektorin bujqësor bazohet në vlerësimet tremujore të Anketës së Forcave të Punës). Në total numri i të punësuar në tremujorin e parë, në krahasim me të fundit 2017 u rrit me 5,137 persona, nga të cilët 418 më shumë në sektorin privat jo bujqësor, dhe 4,866 në bujqësi.

Me bazë vjetore (T I 2018/TI 2017), numri i të punësuarve në sektorin privat jo bujqësor ka shënuar një rritje me 54 mijë persona, ku rritja më e madhe është shënuar në tremujorin e tretë 2017, që përkon me sezonin e verës dhe turizmin.

Nga të dhënat e mësipërme rezulton se më shumë sesa rritje reale e punësimit në sektorin privat jo bujqësor, rënie e papunësisë në tremujorin e parë, krahasuar me fundin e 2017-s ka ardhur si rrjedhojë e rritjes së të punësuarve në bujqësi dhe uljes së lehtë të forcës totale të punës, një tregues indirekt i emigracionit.

1.png

2.png

3.png

 

Modifikuar më Hënë, 11 June 2018 18:36
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...