Punimet në autostradë: Ja segmentet ku do devijohet trafiku

Hënë, 11 June 2018 21:56

Punimet në autostradën Tiranë-Durrës gjatë ditës së sotme krijuar probleme me qarkullimin e mjeteve. Por mbrëmjen e sotme, Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia Rrugore kanë njoftyar se prej orës 06:00 të mëngjesit të së martës, do të hapet për kalimin e automjeteve segmenti Qafë Kashar-Vorë, ku ka përfunduar nderhyrja.

 

Ndërkaq, do të mbyllet segmenti Vorë-Maminas ku do të punohet për riparimin e shtresave të asfaltit.

Sakaq, ARRSH dhe Policia Rrugore kanë dhënë informacion të detajuar për orientimin e trafikut.

DEKLARATA E PËRBASHKËT E AUTORITETIT RRUGOR SHQIPTAR DHE POLICISE RRUGORE
Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia Rrugore informojnë median dhe opinionin publik se ne vijim te ndërhyrjes emergjente për riparimin e shtresave asfaltike në aksin Qafë Kashar – Durrës dhe Durrës – Qafë Kashar  në kuadër të projektit të mirëmbajtjes me performance të Bankës Botërore do të fillojë neser ne ora 06-00 te mengjesit fazen e dyte te punimeve ne segmentin Vore – Maminas ne drejtimin Tirane – Durres.  

ARRSH dhe Policia Rrugore kërkojnë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e drejtuesve të mjeteve gjatë procesit të ndërhyrjes në këtë aks rrugor.

Nga ana e Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe Policisë Rrugore është hartuar një plan operacional i ndërhyrjes dhe devijimit të trafikut për të shmangur bllokimin e qarkullimit dhe garantuar mbarëvajtjen e punës në terren.

VORË – MAMINAS
Devijimi i trafikut ne drejtimin Tirane – Durres fillon ne oren 06:00 date 12.06.2018

Levizja e automjeteve ne drejtimin Tirane – Durres do te devijohet tek karburant Kastrati ne Vore ne rrugen dytesore Vore – Marikaj – Maminas (te nenkalimi I dyte i Vores)

Automjetet mund te perdorin serish autostraden nga Maminasi ne drejtim te Durresit te mbikalimi i Maminasit.

Levizja e mjeteve te tonazhit te rende te cilat levizin nga Veriu ne drejtim te Jugut, do te devijohen ne Fushe Kruje ne drejtim te Kamzes duke shfrytezuar rruget alternative Tirane – Unaza e re –     Kombinat – Ndroq – Durres ose Tirane – Unaza e re – Elbasan – Rrogozhine. 

Drejtimi nga Durresi per ne Tirane eshte i hapur per levizjen e automjeteve.

Dalja per automjetet te mbikalimit ne Marikaj per ne rrugen dytesore do te jete i bllokuar.  

Dalja te mbikalimi I Vores ne drejtim te Veriut do te jete e mbyllur per mjetet e renda qe levizin ne drejtimin nga Durresi drejt veriut. Keto mjete do te shfrytezojne mbikalimin te Casa Italia ne drejtim te Kamzes dhe ne vijim.

Në mënyrë të veçantë drejtuesit e mjeteve që përdorin segmentin Tiranë-Durrës dhe kthim duhet të përpiqen të zgjedhin drejtime alternative sipas udhëzimeve që do të jepen në vazhdimësi nga Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia Rrugore.

Punonjësit e autoritetit Rrugor Shqiptar, Policisë së Qarkullimit Rrugor dhe firmave të mirëmbajtjes do të jenë me njësi të përqëndruara në terren për mbarëvajtjen e ndërhyrjes dhe orientimin e trafikut.

Ju kërkohet drejtuesve të mjeteve që të respektojnë në mënyrë rigoroze rregullat e qarkullimit rrugor, sinjalistikën provizore të vendosur në segmentet ku do të punohet dhe udhëzimet e policisë.​

Pas përfundimit të ndërhyrjes në segmentin Vore – Maminas do të fillojë ndërhyrja në segmentet e tjera për të cilat ARRSH dhe Policia e Qarkullimit Rrugor do të përditësojnë skemat e lëvizjes dhe informojnë opinionin publik.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...