Vrau bashkëshorten, babai i Çlirim Shahollit: Jemi të shokuar

Tuesday, 12 June 2018 12:23

Babai i Çlirim Shahollit, 42-vjeçarit i cili vrau bashkëshorten të premten e 8 qershorit, ka thënë një një intervistë për Ora News se janë të shokuar nga ngjarja.

Zaim Shaholli rrëfeu se Adrianën e kishte gjetur të shtrirë në tokë vajza ndërsa Çlirimi ishte larguar nga shtëpia

Zaim tha se ishte në Korçë me bashkëshorten kur ndodhi ngjarja.

Sipas tij tre prej fëmijëve ndodheshin në një kamp në Golem, ku i kishte strehuar një shoqatë, ndërsa dy fëmijët e mëdhenj ndodheshin në punë.

"Ardianën e gjeti vajza të shtrirë kur erdhi nga puna ndërsa Çlirimi ishte larguar nga shtëpia. Tre prej fëmijëve ndodheshin në kamp në Golem, i kishte strehuar një shoqatë. Dy të mëdhenjtë ishin në punë. Unë isha në Korçë me bashkëshorten natën e ngjarjes, e morëm vesh lajmin nga Korça."

40 vjeçarja, nënë e 6 fëmijëve, humbi jetën në spitalin e Durrësit pas një aksidenti në banesë të provokuar nga i shoqi.

Një konflikt verbal mes tyre ka agravuar në përplasje fizike dhe më pas Çlirim Shaholli e ka shtyrë të shoqen dhe kjo e fundit ka rënë me kokë në çimento.

Edhe pse është dërguar në Urgjencën e Spitalit të Durrësit, bluzat e bardha nuk mundën ta mbanin në jetë Adrianën, e cila vdiq për shkak të plagëve të marra.

Gjatë marrjes në pyetje nga policia, 42-vjeçari tha se nuk donte ta vriste bashkëshorten.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...