Zoti Veliaj, hidhi sytë nga Yzberishti!

Tuesday, 12 June 2018 18:27

Erion Veliaj ka tre vjet në krye të Bashkisë së Tiranës dhe asnjë investim nuk ka bërë në zonën e Yzberishit në ish-komunën e Kasharit, sot pjesë e Bashkis së Tiranës. Gjatë zgjedhjeve lokale të 2015-s, por edhe gjatë 2017-s, ish-ministri i Brendshëm, Tahiri, atëherë në krye të fushatës së PS-së u premtoi banorëve të Yzberishit, pallateve të reja që janë ndërtuar në këtë zonë  se do të ndërtohen rrugët, do ketë ujë, do ketë një shkollë dhe të tjera lehtësira, por deri më sot asgjë. Por siç shikohet nga fotot, thuajsa gjysma e këtij blloku me pallate të reja ende vuajnë nga rrugët e pashtruara, që gjatë dimrit përmbyten nga balta e gjatë verës nga pluhuri. Askush nuk kujtohet të shtrojë ato pak metra rrugë, që nuk shokjnë më shumë se 1 apo 2 km rrugë gjithsej. Më e kqeja është se gjatë verës jo vetëm rrugët, por edhe gropat e ujërave të zeza kutëbrojnë nga era e keqe. Banorët por edhe tregtarët që kanë dyqanët në dy anët e rrugëve janë ankuar. Disa prej tyre kanë mbylllur edhe aktivitetin dhe janë larguar, disa të tjerë po mbijetojnë mes erës së keqe e pluhurit. Disa herë por askush deri më sot nuk është kujdesur që të mbyllen gropat e të shtrohen rrugët mes blloqeve të pallateve që kanë mbetur ashtu siç i kanë lënë investitorët, të cilët i kanë dorëzuar pallatet pa mbaruar mjedisin rreth tyre. I vetmi “investim” për Yzberishtin është bërë në linjën e autobusit, duke e tejzgjatur linjën e me një autobus që vjen kur t’i dojë qejfi dhe i tejmbushur, ku edhe derri plas nga të nxetët e tejmbushja. U fol se do ketë një park edhe në Kashar, por nuk duket gjë në horizont. Investimet e fundit janë bërë nga ish- kryetari i Kasharit, z. Besnik Fuçia në 2014.  

Modifikuar më Tuesday, 12 June 2018 19:17
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...