Jo vetëm në ‘Rrugën e Kombit’, por edhe në autostradën Tiranë-Durrës do të kalohet me taksë, kështu e ka menduar qeveria e kryeministrit Rama, që të presë turistët nga Kosova.
Lidhur me këtë çështje ka komentuar edhe gazetari Klodian Tomorri, i cili me anë të një përllogaritjeve të vogël, arrin në përfundimin se me kaq shumë taksa sa ka Shqipëria, kosovarëve u bie më lirë të kalojnë pushimet në Maldive.
 
																					 
								
 
 
 
 
  
						 
																									 
																									





