Video- E pazakontë, protesta e artistëve hyn në ditën e pestë radhazi

Tuesday, 19 June 2018 19:30

Aktorët nuk tërhiqen nga kauza e tyre për të mbrojtur Teatrin Kombëtar nga shembja. Rezistenca për Teatrin dhe pronën publike do të vazhdojë deri në tërheqjen e qeverisë nga projekti i grabitjes së truallit publik.

Aktorja Anila Bisha, e cila e revoltuar foli për kushtet e tetatrit. Bisha tha se aktorët janë pro rikonstruksionit të tij, por në asnjë mënyrë nuk mund të prishet. Ajo tha se aktorët janë të terroruizuar nga kjo situatë. Në fjalën e saj aktorja tha se projekti për prishjen e tetatrit ka qenë nga Edi Rama, që prej kohës kur ishte kryetari i Bashkisë së Tiranës.

Pedagogu dhe aktivisti i shoqërisë civile Ervin Goci në fjalën e tij i ka bërë thirrje mediave dhe gazetarëve që kanë emisione ‘prime time’ në televizion që të mos marrin politikanë që flasin para ‘pasqyrës’, por të informojnë publikun.

“Këta bëjnë debat me vete, i bëj thirrje Blendi Fevziut, Sokol Ballës, Eni Vasilit, Ilva Tares të gjthë që kanë emisionet prime time, mos merrni individë që flasin para pasqyrës, dhe thonë sa të bukur jemi keni përgjegjësi publike. Keni marrë licencën për të informuar publikun. Është një përgjegjësi njerëzore dhe profesionale. Ju bëjeni, por do të keni harçet në kurriz.”

 

Modifikuar më Tuesday, 19 June 2018 21:33
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...