Ballanca: Kemi adresuar 188 rekomandime, vetëm 85 janë zbatuar

E Enjte, 21 June 2018 10:46

Në analizën vjetore të Avokatit të Populli, kreu i këtij institucioni Erinda Ballanca thotë se nga 188 rekomandime drejtuar institucioneve të shtetit, vetëm 85 janë pranuar dhe zbatuar. Ndërsa pjesa tjetër nuk është pranuar, nuk kanë marrë përgjigje dhe nuk janë zbatuar.

Erinda Ballanca: Krijimi i një administrate publike më të ndjeshme dhe llogaridhënëse ndaj opinionit publik dhe më të ndjeshme ndaj kërkesave për drejtësi dhe besueshmëri është në interesin e të gjithëve ne, por ju siguroj dhe të institucionit që unë drejtoj. 

Gjatë vitit 2017 rezulton se nga 188 rekomandime të adresuara në total 24 janë pa përgjigje, 29 rekomandime janë refuzuar nga institucionet që ia kemi drejtuar dhe 123 rekomandime janë pranuar, pjesa tjetër është në proces shqyrtimi. Nga 123 rekomandime të pranuara nga organet shtetërore, 85 janë pranuar dhe zbatuar, ndërsa 24 janë pranuar, por nuk janë zbatuar. Ndërkohë për 14 rekomandime që janë pranuar prej tyre institucionet përgjegjëse nuk kanë dërguar informacion për ecurinë e zbatimit të tyre.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...