×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

I vendosin tritol në lokal, paralajmërohet pronari

Diel, 24 June 2018 13:22

Në dritaren e një lokali në Burrel është vendosur gjatë natës një kallëp me lëndë plasëse. Sipas njoftimit të policisë në pjesën e jashtme të dritares të lokalit të shtetasit B.K, banues në Burrel, është konstatuar një kallëp e mbështjellë e dyshuar me lëndë plasëse e cila nuk ka shpërthyer. Policia po këqyr kamerat e sigurisë për identifikimin dhe kapjen e autorëve si dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Më datë 24.06.2018 rreth orës 00:40 , në qytetin e Burrelit, në pjesën e jashtme të dritares të lokalit të shtetasit B.K, banues në Burrel, është konstatuar një kallëp e mbështjellë e dyshuar me lëndë plasëse e cila nuk ka shpërthyer, dhe falë reagimit dhe ndërhyrjes në kohë të policisë është çaktivizuar .

Policia e Matit ka nisur hetimet, ka shoqëruar disa persona që dyshohen të kenë dijeni për këtë ngjarje, si dhe po kqyren kamerat e sigurisë për identifikimin e autorit/ëve.

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Mat, vijojnë hetimet në vendgjarje dhe po punohet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të saj.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...