×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Italia synon të vendosë një milion makina elektrike në rrugë

Hënë, 25 June 2018 15:29

Qeveria populiste në Itali, po planifikon të vendosë rreth 1 milion makina në të gjithë rrugët e Italisë. Koalicioni Italian ka si synim të vendos një “reduktim të përdorimit të makinave me benzinë dhe naftës”. Gjithashtu në këtë plan synohet të vendosen incentiva për të nxitur blerjen e makinave elektrike dhe hibride. Synimi është që deri në vitin 2022 të hidhen në treg rreth 1 milion makina elektrike, shprehet Luigi Di Maio, ministri i zhvillimit dhe lideri i lëvizjes 5 Yjet.

Një zëdhënës është shprehur se akoma mbetet e paqartë nëse kjo shifër i referohet vetëm makinave elektrike apo dhe hibrideve. Vitin e kaluar Italia bleu rreth 2600 makina elektrike, nga 2 miliona makina të shitura në tregun europian, dhe ky numër rritet nëse merren parasysh rreth 4800 modele hibride, kjo sipas Grupit të Prodhuesve Automobilistikë Europian.

Më pak se 5000 modele elektrike mendohet të jenë në qarkullim në rrugët e Europës, sot. “Nëse dëshironi të shikoni 1 milion makina elektrike në rrugët e Italisë për 5 vitet e ardhshme, opsioni i vetëm është të ketë një përfitim shumë të lartë në taksa njësoj si në Norvegji”, shprehet promotori i institutit të kërkimit Gian Primo Quagliano, i cili ka rreth 25 vjet që merret me kërkimin e shitjeve të makinave në vend.

Në Itali nisma për ndalimin e futjes së makinave të naftës supozohet të fillojë në vitin 2024, ndërkohë që në Milano po përgatiten plane për një qytet pa makina me naftë në të ardhmen. Italia është një nga tregjet më të mëdha të makinave që përdorin gazin natyral për makinat, duke shitur rreth 230,000 makina vetëm vitin e kaluar.

Shefi ekzekutiv i Fiat Chrysler SpA, Sergio Marchione, shprehet se do të investojë rreth 9 miliard euro për të zhvilluar makinat elektrike deri në vitin 2022. Marchione, njëherë e njëkohë skeptik për makinat elektrike, tashmë shpreson se deri në vitin 2025, më pak se gjysma e shitjeve globale do të jetë me vetë-djegie.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...