Deputetja e PD-së Duka: Bibloteka Kombëtare drejt katastrofës

Hënë, 25 June 2018 20:00

Deputetja e Partisë Demokratike, Valentina Duka ka reaguar pas dëmtimit që ka pësuar Bibloteka Kombëtare nga rreshjet e shiut. Në një status në profilin e saj “Facebook” Duka ka akuzuar drejtpërsëdrejti qeverinë për shpërfillje ndaj këtij institucioni të rëndësishëm. Mungesa e investimeve po sjell dëmtime serioze me rrjedhoja të paimagjinueshme për fatin e fondit të Bibliotekës ka shkruar më tej deputetja.

Statusi i plotë:

BIBLIOTEKA KOMBËTARE DREJT KATASTROFËS!

Pavarësisht nga rrebeshet e egra të historisë, shqiptarët i ruajtën si sytë e ballit pasuritë e tyre kulturore. Një nga masat e para të shtetit të rimëkëmbur shqiptar që në fillim të viteve 20 të shekullit të kaluar, ishte themelimi i Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë. Fondet e pasura albanologjike të krijuara me mund e sakrifica nga Mit'hat Frashëri dhe intelektualë të tjerë të shquar, trashëgimia e pasur në libra e dorëshkrime të rralla që na lanë Bushatllinjtë, librat e shumtë që janë blerë nga viti në vit me paratë e taksave të shqiptarëve, koleksionet e shumta të gazetave dhe revistave, formonin atë që me krenari e quajmë Biblioteka Kombëtare. Mirëpo sot ne po shohim me sytë tanë se ky tempull i shenjtë i kombit po shkon drejt rrënimit. Shpërfillja e dukshme e qeverisë Rama ndaj këtij institucioni e treguar me mungesë totale investimesh, po sjell dëmtime serioze me rrjedhoja të paimagjinueshme për fatin e fondit të Bibliotekës. Dje zjarri, sot uji e nesër kushedi çfarë tjetër, do të bëjnë që të ndjehemi të turpëruar para fëmijëve e nipave tanë. Nuk besoj se për këtë do të gjendet juri që do të na japë çmim!

Modifikuar më Hënë, 25 June 2018 20:11

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...