Ambasadori i OSBE: Në të ardhmen Shqipëria me një grua kryeministre

Tuesday, 26 June 2018 13:40

Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ambasadori Bernd Borchardt, rekomandoi sot që në Kodin Zgjedhor të kthehet dispozita që lejon refuzimin e listave të kandidatëve të partive që nuk plotësojnë kuotën gjinore.

Gjatë fjalës së tij, ambasadori i OSBE-së është shprehur gjithashtu se ndoshta në të ardhmen mund të shohim edhe një kryeministre grua në Shqipëri.

Duke folur në një konferencë për gratë në politikë, organizuar nga UN Women, Borchardt tha: “Kodi Zgjedhor i mëparshëm përmbante një dispozitë, që lejonte refuzimin e listave të kandidatëve të partive që nuk plotësonin kuotën gjinore ligjore.

Kjo dispozitë është hequr në Kodin e tanishëm. Ne rekomandojmë fuqimisht rivendosjen e dispozitës që lejon refuzimin e listave të kandidatëve të partive që nuk plotësojnë kuotën gjinore.

Thjesht vendosja e një gjobe për partitë politike, listat zgjedhore të të cilave nuk plotësojnë kuotën gjinore, nuk e çon përpara kauzën e grave në politikë po aq mirë sa refuzimi i listave…”

“Ndoshta dikur në të ardhmen mund të shohim një grua kryeministre në Shqipëri, duke ndjekur kështu prirjet evropiane dhe rajonale. Deri atëherë, ne punojmë në mënyrë të përkushtuar që të shohim më shumë gra këshilltare vendore, deputete dhe në poste të larta shtetërore”, vijoi ai.

Modifikuar më Tuesday, 26 June 2018 13:46
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...