Presidenti Meta pret nxënës e mësues të shkollave shqipe nga Medvegja

Tuesday, 26 June 2018 14:32

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka pritur sot në Presidencë nxënës e mësues të shkollave shqipe nga Medvegja

Presidenti Meta shprehet në një postim në rrjetet sociale se Medvegja duhet të jetë model i bashkëjetesës europiane midis shqiptarëve dhe serbëve.

“Shumë i privilegjuar të prisja në Presidencë, në një takim të ngrohtë e vëllazëror, miq të veçantë nga Medvegja, nxënës e mësues të shkollave shqipe.

Nuk do ta harroj vizitën mbresëlënëse dhe mikpritjen e tyre në Medvegjë, emocionet e së cilës m'i rikthyen sot. Raportet e mira mes Serbisë e Shqipërisë janë një kontribut i çmuar për të dy popujt tanë, paqen e stabilitetin në rajon. Medvegja duhet të jetë model i bashkëjetesës europiane midis shqiptarëve dhe serbëve”. /55news.al/

36233520 1807054229340842 830064964675829760 n36233520 1807054229340842 830064964675829760 n

Modifikuar më Tuesday, 26 June 2018 14:49