×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Ndodh në Elbasan/ Takohen pas 50 vitesh maturantët e 1968-ës (FOTO)

Tuesday, 26 June 2018 16:45

Pas 50 vitesh takohen sërish, duke dhënë shembullin se si miqësia e vërtetë i reziston kohës. Maturantët e vitit 1968 i janë rikthyer bankave të shkollës “Dhaskal Todri” pas gjysmë shekulli, por tashmë për të kujtuar vitet e bukura që kaluan së bashku.

Mes emocioneve dhe mallit ata kujtuan vitet e bukura të asaj kohe. Disa prej tyre nuk ishin më, të tjerë emigracioni i kishte çuar larg, por ata bënë të mundur takimin, për të sjellë edhe një herë kujtimet e asaj kohe, që dukej se kishin mbetur ende të freskëta.

Veç maturantëve në takim ishin të pranishëm drejtoresha, dhe profesorë të asaj kohe. Me nostalgji ata përshkruajnë kujtimet e asaj kohe dhe emocionet e ritakimit. Për profesor Pandi Stratin koha duket se ka ndalur dhe ai kujton nxënësit e tij kur ishin 14 vjeçarë dhe kur të gjithë i quanin çunat dhe gocat e Pandit.

Ndërkohë për dy maturantet Rukije Kila dhe Marjana Gjonin çdo moment i asaj mature të largët duket se ishte ende i skalitur.

Takimi i gjeneratës është një plotësim shpirtëror dhe një ndjenjë e veçantë. Sipas pjesëmarrësve, ky takim konsiderohet si rinjohje, pasi vitet kanë ndryshuar fytyrat të cilat ndonjëherë vështirë të rinjihen, por jo zemrat dhe kujtimet.

E veçanta e këtij takimi ishte vizita në shkollën “Dhaskal Todri” sjellja e fotove bardh e zi nga ajo kohë dhe më pas dreka festive për të kujtuar rininë e asaj kohe.

Modifikuar më Tuesday, 26 June 2018 16:53
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...