Shqiptarët kursehen për ushqime, shpenzojnë për “luks”

E mërkurë, 27 June 2018 08:16

Edhe pse gati gjysma e shpenzimeve të familjeve shqiptare shkojnë për ushqime ato janë treguar të kursyera në tremujorin e parë të vitit 2018, teksa indeksi i shitjes me pakicë të produkteve ushqimore ka mbetur në vendnumëro në krahasim me tremujorin e parë të 2017, sipas indeksit të tregtisë me pakicë të INSTAT. Ndryshimi vjetor i indeksit të tregtisë me pakicë për produktet ushqimore në tremujorin e parë të vitit ishte vetëm 0.2%, një ndër rritjet më të ulëta të viteve të fundit.

Me një krahasim afatmesëm që nga viti 2016 shihet një rënie e ritmeve të konsumit të ushqimeve në një trend gati të qëndrueshëm. Fenomeni merr formë nga fillimi i vitit 2017 ku të gjithë tremujorët deri në të parin e 2018-es shihet një rritje me ritme më të ulëta e konsumit të ushqimeve nisur nga indekset e shitjes me pakicë.

Gjatë vitit 2016 indekset e tregtisë me pakicë të ushqimeve kishin rritje vjetore më të larta se 9 për qind. Por, ndërsa tregohen të kursyer me ushqime, shqiptarët nuk kursehen në blerjet e tjera. Indeksi i tregtisë me pakicë shfaq një diferencë të dukshme të shitjeve të artikuj jo ushqimore me ato ushqimore.
Të dhënat e INSTAT tregojnë se konsumi është mbajtur në këmbë nga artikujt jo ushqimore të cilët gjatë tremujorit të parë të vitit 2018 janë rritur 2.8 për qind në krahasim periudhën respektive të vitit 2017.
Në tremujorin e parë 2018, indeksi i volumit të shitjeve në tregtinë me pakicë gjithsej është rritur 1,5 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2017.

Grupet të cilat kanë ndikuar janë grupi “Ushqime, pije e duhan në njësi tregtare jo të specializuara dhe të specializuara” +0,1 pikë përqindje.
Ggrupi “Artikuj jo-ushqimore në njësi tregtare të specializuara dhe jo të specializuara” +1,2 pikë përqindje dhe grupi “Tregti me pakicë e Hidrokarbureve në njësi tregtare të specializuara” +0,2 pikë përqindje.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...