Kujdes – Stresi i vazhdueshëm shkakton humbje të shikimit

E mërkurë, 27 June 2018 08:39

Studimet shkencore, të cilave u referohet AgroWeb.org mbi ndikimin e stresit në organizëm, sugjerojnë se stresi është shkak por edhe pasojë e humbjes së shikimit. Kur njeriu humbet shikimin, ai përjeton një nivel të jashtëzakonshëm të stresit mendor. Në disa raste, një problem i tillë shoqërohet edhe me depresion dhe izolim social. Natyrshëm, shkencëtarët mendojnë se stresi mund të ketë pasoja të rënda në humbjen e shikimit. Shkencëtarët që kryen studimin janë pjesë e  Institutit Të Psikologjisë Mjekësore në Gjermani. Ata shpjeguan se stresi i vazhdueshëm që rrit sasinë e kortizolit, ndikon në sistemin nervor simpatetik dhe atë vaskular. Në vazhdimësi, stresi prek shëndetin e trurit dhe syve duke shkaktuar përfundimisht edhe humbjen e plotë të shikimit.
Stresi shkakton dhe përkeqëson problemet me sytë/Shkencëtarët gjermanë arritën në konkluzionin se stresi jo  vetëm që është pasojë e humbjes së shikimit por mund të përkeqësojë problemet me sytë.
Sipas tyre, nëse njeriu çlirohet nga prangat e stresit mund të përmirësojë shikimin dhe madje ta rikthejë atë.
Sjellja e mjekëve ndaj pacientëve ka rëndësi/Shkencëtarët rekomandojnë meditimin, teknikat e menaxhimit të stresit ose këshillimin psikologjik si hapa për rikthimin e shikimit dhe përmirësimin e shëndetit të syve. Nga ana tjetër, mjekët duhet të përpiqen që të ngjallin pozitivitet dhe optimisëm tek pacientët që vuajnë nga problemet me sytë. Paralajmërimi që pacientët duhen përgatitur se do të humbasin dritën e syve një ditë, shkakton shumë frikë dhe ankth që përkeqëson ndjeshëm situatën.
Cilat janë problemet që shkakton stresi tek sytë/
Në shumicën e rasteve, problemet që shkakton stresi tek sytë janë të përkohshme. Simptomat që shfaqen kur stresi ndikon tek shëndeti i syve AgroWeb.org i sjell më poshtë:
Humbje të shikimi periferik;
Ndjeshmëri të lartë ndaj dritës;
Kontraktime të syve;
Përtharje ose lagështi të tepërt tek sytë;
Shikim të mjegulluar
Shfaqja e pikave gjatë përqendrimit ose shikimit normal.
Këto simptoma zakonisht zhduken me përfundimin e një situate stresuese.
Nëse këto probleme vazhdojnë, atëherë rekomandohet që të konsultoheni me një mjek okulist./AgroWeb.org

Login to post comments

Lajmet e fundit

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Politikë

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Nga Gezim Sadikaj: Si perfaqsues i banorve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.Shebull tipik i kesaj masakre eshte dhe familja Billa prej 20 antaresh!Mervet Billa dhe Izet...

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

Globi

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

NATO sulmoi trupat serbe në vitin 1999 për të parandaluar një “katastrofë humanitare” në Kosovë. Krahasimi me Ukrainën është i gabuar.   Pas disa muaj negociatash, të cilat nuk dhanë rezultate, më...

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

Ekonomi

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

    Rritja e kostove, frenimi i konsumit, ulja e fitimeve ka bërë që bizneset të reduktojnë investimet në makineri e pajisje. Ulja e konkurrueshmërisë nga bizneset vendase po i lëshon gjithnjë e...