Aksident i rëndë në Gjirokastër, përplasen tre makina

E mërkurë, 27 June 2018 11:02

Një aksident i rëndë ka ndodhur në  aksin Gjirokastër-Kakavijë. Tre automjete janë përplasur dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur 3 persona. Bëhet me dije se drejtuesi i automjetit të ‘Volksvagen’, ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Ai është identifikuar me mbiemrin Kordha.

Nga burimet e policisë mësohet se aksidenti ka ndodhur në  hyrje të lagjes Kordhoce të Lazaratit.

Sipas raportimeve se automjeti tip ‘Golf’ i ka prerë rrugën ‘Xhipit ‘dhe mjetit tjetër furgon ‘Volksvagen’ duke shkaktuar aksidentin.

Njoftimi i Policisë :

Njoftohemi se rreth orës 08:30, në aksin rrugor Gjirokastër – Kakavie, në vendin e quajtur Kordhocë janë përplasur tre automjete.

Automjeti tip Mercedes Benz me targa AA 400 CV, me drejtues shtetasin I.B, banues në Gjirokastër.

Automjeti tip Volsvagen me targa AA 031 CG, me drejtues shtetasin B.K, banues në Tiranë.

Si dhe automjeti tip Volsvagen me targa AA 246 IM, me drejtues shtetasin A. M, banues në Këlcyrë.

Si pasojë janë dëmtuar shtetasit B. K., dhe O. B., të cilët ndodhen në spitalin rajonal “Omer Nishani” për ndihmë mjekësore, për momentin jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e qarkullimit rrugor ku vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...