Presidenti Meta vlerëson Imzot Angelo Massafra-n me Dekoratën “Nënë Tereza”

E mërkurë, 27 June 2018 13:50

Presidenti i Republikës, Ilir Meta vlerësoi Arqipeshkvin e Shkodrës, Imzot Angelo Massafra-n me Dekoratën “Nënë Tereza”: “Për kontributin e shquar në drejtim të ripërtëritjes shpirtërore të besimit katolik në vendin tonë, për nxitjen, inkurajimin e promovimin e vazhdueshëm të bashkëjetesës paqësore, harmonisë dhe dialogut ndërfetar dhe në  mirënjohje ndaj përkushtimit të paepur për zhdukjen e fenomenit të gjakmarrjes dhe rivendosjen e pajtimit kombëtar”.

Në fjalën e rastit gjatë ceremoninë së dekorimit ku ishin të pranishmë Nunci Apostolik, Ambasadori italian në Tiranë, deputetë dhe klerikë të lartë të Kishës Katolike, Presidenti Meta u shpreh:

“Kam privilegjin dhe kënaqësinë e veçantë të nderoj me Dekoratën e lartë ‘Nënë Tereza’, një arbëresh me vlera të jashtëzakonshme patriotike, fetare dhe humaniste – Imzot Angelo Massafrën, Arqipeshvin e Ipeshkvisë së Shkodër-Pultit.

Ky vlerësim solemn për Imzot Massafrën mishëron simbolikën e duhur sepse nga njëra anë përkon me jubilen e Vitit të Skënderbeut dhe nga ana tjetër dekorata mban emrin e Shenjtores së madhe për mbarë njerëzimin, Nënë Tereza.  Kontributi i Imzot Massafrës në Shqipëri, tashmë prej më shumë se 25 vitesh - si një ‘udhëheqës shpirtëror’ dhe një klerik i devotshëm nuk mund të përkufizohet vetëm në rolin e tij të rëndësishëm në jetën dhe aktivitetin e komunitetit katolik shqiptar.

Veprimtaria dhe përkushtimi i tij jetësor shkon madje përtej kornizës religjoze për kultivimin dhe promovimin e vlerave tona unike të bashkëjetesës dhe tolerancës ndërfetare.  Imzot Massafra me dashurinë dhe dimensionin universal të një humanisti, ka sakrifikuar shumë në misionin e tij në luftën kundër fenomenit të kahershëm dhe plagës së dhimbshme të shoqërisë tonë, pikërisht atë të gjakmarrjes.Sot kemi dëshmitë shpresëdhënëse të dhjetëra familjeve, të cilat me ndërmjetësimin personal të Imzot Massafrës dhe në emër të besimit të tyre, i kanë falur gjakun njëra-tjetrës.  Ka ardhur koha që ta kthejmë këtë shembull frymëzues paqeje dhe pajtimi të Imzot Massafrës në misionin e mbarë shoqërisë shqiptare për ta ‘arkivuar’ një herë e mirë fenomenin e gjakmarrjes në ‘muzeun e historisë’.

Predikimet e vyera të Imzot Massafrës për paqen, dashurinë dhe jetën, nuk kanë prekur vetëm zemrat dhe mendjet e besimtarëve katolikë brenda mureve të kishës, por kanë qenë dhe mbeten mesazhe aktuale dhe kambanë alarmi për të gjithë ne, sidomos në drejtim të brezit të ri për t’i mbajtur të rinjtë dhe fëmijët tanë larg veseve dhe “sëmundjeve të kohëve moderne” siç janë droga, bixhozi apo alkooli.

Në mënyrë të veçantë, bashkëpunimi i tij edhe me krerët e besimeve të tjera në Shkodër e kudo për edukimin dhe ndërgjegjësimin e të rinjve e fëmijëve me vlerat më të mira të familjes, gëzon mbështetjen time të plotë.

Të dashur miq, Imzot Massafra ka një rol mjaft të rëndësishëm në rimëkëmbjen dhe riorganizimin e institucioneve të Kishës Katolike shqiptare pas viteve 90’-të, sikurse ka një meritë të pamohueshme në shkollimin dhe përgatitjen intelektuale të shumë djemëve dhe vajzave, kryesisht atyre të zonës së Shkodrës dhe Dukagjinit. Vlerësimi për Imzot Massafrën nuk do të ishte i plotë nëse nuk do të përmendnim angazhimin e tij të vyer në shumë projekte bamirësie në ndihmë të shtresave dhe komuniteteve më të marxhinalizuara të shoqërisë tonë. Në këtë kontekst, secili prej nesh dhe të gjithë së bashku duhet të tregojmë më shumë solidaritet dhe angazhim konkret për ta luftuar seriozisht plagën e varfërisë, e cila është armiku kryesor i progresit social dhe zhvillimit ekonomik të një vendi. Gjithashtu, Imzot Masafra ka një kontribut të qenësishëm edhe në mikpritjen e mijëra vëllezërve dhe motrave kosovarë në Shkodër, të dëbuar si refugjatë gjatë kohës së luftës së Kosovës.

Dua të shpreh krenarinë time për Imzot Massafrën, sepse ai simbolizon shembullin më fisnik të një arbëreshi të rikthyer në tokën e të parëve të tij, në përmbushje të ‘amanetit’ të heroit tone kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeut, por edhe të misionit të shenjtores tonë Nënë Tereza”, - u shpreh Presidenti Meta.Duke marrë në dorëzim dekoratën e lartë, Imzot Massafra, pasi falënderoi kreun e shtetit shqiptar, vuri në dukje se: “Ju siguroj se do të vazhdoj të punoj e të jetoj për të mirën e kombit tonë dhe të Kishës, të cilës ia kam kushtuar dhe dhuruar jetën time. Këtë dekoratë ia kushtoj kishës martire në Shqipëri dhe të varfërve më të varfër, që ishin në zemrën e së Shenjtës sonë, Nënës Terezë të Kalkutës.”

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...