Kripa rrit rrezikun e vdekjes së parakohëshme, sa duhet konsumuar?

E Enjte, 28 June 2018 09:12

Kohët e fundit disa studime kanë treguar rrezikun e konsumit në sasi të madhe të kripës, por tani një studim i ri i realizuar nga ekipi i departamentit të mjekësisë në Brigham Women Hospital konfirmon se konsumi i ushqimeve shumë të kripura rrit rrezikun e vdekjes së parakohshme. Sipas shkencëtarëve nuk është e thjeshtë të matësh nivelet e natriumit në organizëm. Metoda më e mirë është përmes urinës. Mbetjet e kripës në urinë variojnë nga orët e ditës, kështu që autorët e studimit mendojnë  se është e nevojshme të bëhen analiza periodike, por duke mbuluar 24 orët e së njëjtës ditë. Specialistët realizuan një ndjekje të pothuaj 3000 pacientëve me simptoma prehipertensive përgjatë 20 viteve. Doza ditore e pjesëmarrësve në eksperiment varionte në normën mes 1200 miligramë dhe 9000 ditore. Në përfundim të eksperimentit më shumë se 200 vullnetarë kishin vdekur nga probleme kardiovaskulare. Sipas shkencëtarëve rreziku i vdekjes së parakohshme u rrit progresisvisht mbi sasinë e 1200 miligramëve ditore, ndërsa poshtë kësaj shifre gjendet ajo që quhet pragu i sigurisë. / bota.al

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...