Shiu “shpëton” ekonominë, shkak shitja e energjisë

Premte, 29 June 2018 10:06

Ekonomia shqiptare ka përshpejtuar dukshëm ritmet e rritjes në tremujorin e parë të vitit. Sipas të dhënave të INSTAT, prodhimi i brendshëm bruto në tremujorin e parë është rritur me 4.45% në krahasim me të njëjtin tremujor të vitit të mëparshëm, nga më pak se 4% që ishte rritja për vitin 2017.

INSTAT raporton se ndikimin kryesor në këtë rritje e ka dhënë sektori i energjisë, që ka ndikuar me 2.45 pikë përqindje, pra më shumë se gjysmën e rritjes. Sipas INSTAT, energjia elektrike ka dhënë kontributin kryesor, me 1.9 pikë përqindje. Në tremujorin e parë të vitit ka pasur eksport të shtuar të energjisë elektrike për shkak të motit me reshje. Aktiviteti i energjisë elektrike u rrit me 66.4% në tremujorin e parë në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, sipas INSTAT duke dhënë në këtë mënyrë ndikimin kryesor në performancën e mirë ekonomike të vendit.
Edhe konjuktura më e favorshme ndërkombëtarë që ka nxitur shitjet e naftës dhe mineraleve jashtë.
Tregtia, transporti, akomodimi dhe shërbimi kanë ndikuar me 0.54 pikë përqindje në rritjen ekonomike në tremujorin e parë. Pozitivisht ka ndikuar Akomodimi dhe Shërbimi Ushqimor, i cili shënoi rritje me 19,22 %. Ndërtimi, që ka udhëhequr rritjen në vitin 2017, kontribuoi vetëm me 0.17 pikë përqindje në rritje. Një tjetër element që ka ndikuar është dhe gazjsllësi TAP. Më herët Banka e Shqipërisë raportoi një rritje të ndjeshme të investimeve  të huaja direkte në sektorin e energjisë, që erdhi kryesisht nga gazsjellësi TAP. Ky i fundit ka përshpejtuar ritmet e investimeve në tremujorin e parë, për shkak të ndërtimit të stacionit të kompresorëve në Fier dhe futjes së tubave nën lumenjtë e Skraparit, që janë investime të kushtueshme. Megjithatë, kontributi i TAP pritet që të vijë në zbehje, pasi ky projekt po shkon drejt fundit.
Ecuri pozitive ka pasur dhe bujqësia, që ka ndikuar në 0.37% të rritjes.
Ndikimi i informacionit dhe komunikacionit në rritje ka qenë negativ, për shkak të dales nga tregu të operatorit të katërt celular, Plus.
Me rënie ka qenë dhe aktiviteti financiar dhe i sigurimeve, por INSTAT sqaron se ka pasur ndikim kursi i këmbimit, pasi në vlerë nominale, i zhveshur nga efektet e kursit, sektori ka rezultuar me rritje.
Energjia elektrike u rrit me 66.4%
Sipas INSTAT, degët kryesore të ekonomisë, për tremujorin e parë të vitit 2018, krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2017 shfaqen si më poshtë:
Aktiviteti i Bujqësisë, Pyjeve dhe Peshkimit pati një rritje me 1,93 %. Aktiviteti i Industrisë, Energjisë dhe Ujit pati rritje me 19,90 %. Ndikimin kryesor në këtë rritje e kanë dhënë Industria Përpunuese dhe Energjia Elektrike të cilat u rritën përkatësisht me 9,55 % dhe 66,44 %. Ndërsa Industria Nxjerrëse shënoi rënie me 3,71 %. Aktiviteti i Ndërtimit pati rritje me 2,10 %. Grupi i aktiviteteve Tregti,Transport, Akomodim dhe Shërbim ushqimor pati një rritje prej 3,75 %, i ndikuar kryesisht nga Akomodimi dhe Shërbimi Ushqimor, i cili shënoi rritje me 19,22 %, si edhe tregtia me pakicë, transporti tokësor dhe ujor. Grupi i aktiviteteve Informacioni dhe Komunikacioni u shfaq me rënie prej 2,99 %. Aktiviteti Financiar dhe i Sigurimit ka shënuar një rënie prej 1,16 %. Aktiviteti i Pasurive të Paluajtshme ka shënuar një rritje prej 0,01 %. Grupi i Aktiviteteve profesionale dhe Shërbime administrative u shfaq me një rritje prej 5,54 %. Grupi i aktiviteteve të Administratës Publike, Arsimit dhe Shëndetësisë pati rritje me 2,10 %. Grupi i aktiviteteve Arte, argëtim dhe çlodhje, Aktivitete të tjera shërbimi pati rritje me 4,30 %. Taksat Neto mbi produktet patën rritje me 3,00 %.

Login to post comments

Lajmet e fundit

“Gjimshiti ka mundësinë të drejtojë Shqipërinë këtë Europian”, Silvinjo: Kemi kundërshtarë të fortë, por çdo gjë mund të ndodh gjatë 90 minutave

Sport

“Gjimshiti ka mundësinë të drejtojë Shqipërinë këtë Europian”, Silvinjo: Kemi kundërshtarë të fortë, por çdo gjë mund të ndodh gjatë 90 minutave

    Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo po zhvillon një konferencë për shtyp, në prag të ndeshjes së ditës së nesërme kundër Italisë, në “Signal Iduna Park” të Dortmundit. Ai shprehet se...

Përfaqësuesja e D’Alema në Tiranë drejton kompaninë e ndërtuesit të resortit në Himarë

Politikë

Përfaqësuesja e D’Alema në Tiranë drejton kompaninë e ndërtuesit të resortit në Himarë

  Nga Boldnews.al Në fillim të këtij qershori, portal informativ Italian “Open.online” ngriti dyshimet se ish-kryeministri i Italisë, Massimo D’Alema, është pjesë e një grupi investitorësh që kanë përfituar nga shefi i qeverisë së...

Samiti i G7, Ukrainës i jepen 50 miliardë dollarë

Politikë

Samiti i G7, Ukrainës i jepen 50 miliardë dollarë

    Në samitin e grupit të vendeve më të industrializuara G7në Borgo Egnazia kryetarët e shteteve dhe të qeverive të i kanë garantuar Ukrainës ndihma të reja për mbrojtjen ndaj Rusisë...