Skandali/Vjedhjet në buxhet, ja pagesat që s'po kryhen...

Premte, 29 June 2018 17:09

Pashpirtësia e kësaj qeveria shkon deri atje që as personave me aftësi të kufizuara nuk iu kalon pagesat, shumat e të cilave janë thuajse lëmosha krahasuar me nevojat që kanë. Prej dy ditësh në sportelet e Postës Shqiptare ndeshen vështirësi në kryerjen e pagesave për invalidët të cilët rrinë në radhë nga mëngjesi deri ne darkë më shpresën se do të mund të kthehen në shtëpi me paratë e marra. 

Edhe pse kjo është një situatë e përsëritur, duket se buxheti është në krizë, nuk ka para e për rrjedhojë qytetarët përballen më të tilla situata. Sigurisht që ky është një skandal për faktin se kjo qeveri, këta qeveritarë prej që kanë ardhur në pushtet nuk dinë gjë tjetër veçse të vjedhin paratë e shqiptarëve, i kanë bërë ato rrush e kumbulla, nuk ke asnjë investim që është kryer në infrastrukturë, arsim shëndetësi etj, veçse janë bërë zyra, makijazh qytetesh etj. Për turpin e kësaj mazhorance jo vetëm që nuk ka rritje rrogash, pensionesh, të pagesës së papunësisë apo dhe pagesës për Personat me Aftësi të Kufizuara por as nuk iu jepen paratë. Para pak minutash në një nga zyrat postare ishte live FaxNews ku foli me qytetarët të cilët iu ankuan se nuk ka para!. Kuptohet që sportelistet e Postës Shqiptare po ti kenë ato para nuk kanë asnjë arsye të mos i shpërndajnë dhe iua japin qytetarëve.

Modifikuar më Premte, 29 June 2018 19:42
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...